
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania do të mbajnë një koncert të përbashkët më 2 maj 2026, në ora 20:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, transmeton albinfo.ch.
Në koncert do të performojnë nën drejtimin e dirigjentëve Memli Kelmendi dhe Iveta Valickienė, si dhe dirigjentit të korit Dominykas Kazimieras Krulikovskis.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm ka uruar sukses këtij bashkëpunimi artistik, i cili vlerësohet se forcon lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë.
Advertisement
Koncerti është i hapur për publikun dhe hyrja është falas./Albinfo.ch

The post Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë appeared first on Albinfo.
Advertisement