minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”

0
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”

Sot, më 2 maj fillon festivali i filmit “Kino Kosova”, edcioni i saj i katërt, në Cyrih. Ky festival është ngritur si fryt i angazhimit entuziast të një ekipi të vogël filmdashësish, të udhëhequr nga Sabahet Meta, shkruan albinfo.ch. Përveç në Cyrih, festivali ka mbajtur dy edicione deri më tash edhe në Bernë.

Filmat që do të shfaqen në mbrëmjen e parë të festivalit, sonte, me fillim në orën 18.30 janë: Filmi artistik, i metrazhit të shkurtër “Prishtinë, 2002”, me autore Trëndelina Halilin dhe dokumentari i gjatë “A normal life” nga Elisabeth Chai & Wasarhelyi Hugo Berkley. Do të ketë edhe një seancë debati rreth filmave (Q&A)

Po ashtu sonte, në natën e nisjes së këtij edicioni, me fillim në orën 21.00 do të mbahet koncert nga Agona Shporta dhe Tringa Sadiku që do të shpalosin përpunime këngësh së folkut të Kosovës e Shqipërisë. Derisa dyshja është duke përfunduar xhirimin e një albumi me një formacion më të dendur instrumentesh, kjo performancë u rikthehet fillimeve të bashkëpunimit të tyre dyvjeçar.

Advertisement

Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi rrjedhën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme artistike.

Në vazhdim, prezantimi i festivalit, sipas organizatorit: Ky maj shënon edicionin e katërt të Festivalit të Filmit “Kino Kosova” në kinemanë Riffraff, i cili do t`i ofrojë Cyrihut një festë spektakolare të filmit kosovar.

Nga data 2 deri në 5 maj, të apasionuarit pas filmit do të mblidhen në Riffraff Cinema/Bar në Cyrih për të përfituar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe do të shijojnë një përzgjedhje të larmishme filmash, duke filluar nga filmat e shkurtër te dokumentarët e deri te filmat artistikë të metrazhit të gjatë.

Advertisement

Linja përfshin vepra nga kineastët me përvojë dhe talentet e reja, me mbi 30 filma nga Kosova, Zvicra dhe shfaqje speciale. Kjo ngjarje kinematografike i ofron audiencës një mundësi unike për t’u zhytur në botën e shumëanshme të kinemasë dhe për të fituar njohuri në perspektiva të ndryshme nga rajoni i Ballkanit.

Më tepër se një festival filmi, ky event shërben si një platformë për të promovuar lidhjen e veçantë mes Zvicrës dhe Kosovës. Ai synon të hedhë dritë mbi aspekte të ndryshme që formësojnë shoqëritë kosovare dhe evropiane, duke përfshirë çështjet si migrimi, gjinia, vizat dhe ligjet, shpresat dhe sfidat, transmeton albinfo.ch. Dedikuar kineastëve të guximshëm dhe që shtyjnë kufijtë nga skena e filmit të pavarur, ky edicion paraqet një përzgjedhje të kuruar me kujdes të filmave mbresëlënës, ku secili tregon historitë e tyre në një mënyrë shumë unike dhe novatore. Vizitorët e festivalit do të kenë takime emocionuese me kineastët dhe aktorët, si dhe ngjarje dhe koncerte ekskluzive.

Adresa: Kino RiffRaff, Neugasse 57-63, 8005 Zürich

 

Advertisement

The post Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit