minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sulmohet me thikë Salman Rushdie, autori i librit “Vargje Satanike”

0
Sulmohet me thikë Salman Rushdie, autori i librit “Vargje Satanike”

Shkrimtari i njohur me origjinë indiane, Salman Rushdie, kundër të cilit Irani gjatë viteve `80 kishte dhënë urdhëresë që të vritej për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua në skenë gjatë një eventi në Nju Jork, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Një burrë është ngjitur shpejt në skenën e Institutit Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut dhe ka sulmuar Rushdie teksa po prezantohej, ka thënë një dëshmitar për Reuters. Mësohet se sulmuesi është ndalur në vendngjarje. Aktualisht nuk dihet gjendja e Salman Rushdie, transmeton albinfo.ch.

“Ne kemi të bëjmë me një situatë emergjente. Nuk mund të ndaj detaje të mëtejshme në këtë moment,” tha një zëdhënës i Institutit Chautauqua i kontaktuar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Advertisement

Rushdie, i cili ka lindur në një familje muslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa muslimanë thonë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Një vit më vonë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, asokohe lideri suprem i Iranit, shpalli një “fetva”, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin shkrimtarin për blasfemi.

Irani më vonë u tërhoq nga urdhri dhe Rushdie ka jetuar relativisht i pashqetësuar në vitet e fundit.

Rushdie ishte në Institutin Chautauqua për të marrë pjesë në një diskutim rreth shërbimit të Shteteve të Bashkuara si azili për shkrimtarët dhe artistët në mërgim dhe “si një shtëpi për lirinë e shprehjes krijuese”, sipas faqes së internetit të institucionit.

Advertisement

Agjencia Wylie, e cila përfaqëson Rushdie, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

The post Sulmohet me thikë Salman Rushdie, autori i librit “Vargje Satanike” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit