minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada

0
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada

Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve “Java e Kulturës së Kosovës në Kanada” dhe me rastin e koncertit special të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Ottawa e në bashkëpunim me “The Greater Toronto Philharmonic Orchestra” dhe dirigjentin shqiptar në Kanada, Bujar Llapaj, për nder të 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve të Kosovës në Kanada dhe 15- vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, shkruan albinfo.ch.

Koncerti mbahet të shtunën, më 18 maj 2024, duke filluar nga ora 19:00 – 21:15, në Universitetin Victoria, në adresën: Isabell Bader Theater, 93 Charles St W, Toronto, ON M5S 2C7, për të gjithë të regjistruarit përmes platformës Eventbrite- të lansuar nga Ambasada e Kosovës në Kanada.

 

Advertisement

The post Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit