minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Tri Net Film Fest feston edicionin e pestë, tri net filmi dhe kulture në Winterthur - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tri Net Film Fest feston edicionin e pestë, tri net filmi dhe kulture në Winterthur

0
Tri Net Film Fest feston edicionin e pestë, tri net filmi dhe kulture në Winterthur

Festivali i filmit “Tri Net Film Fest” do të rikthehet në Winterthur të Zvicrës me edicionin e tij të pestë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 19 shtator 2026 në Blue Cinema Maxx.

Edicioni i sivjetmë shënon një gjysmëjubile për festivalin, i cili përgjatë tri netëve synon të bashkojë filmin, kulturën dhe krijimtarinë, duke sjellë para publikut filma dhe takime mes kineastëve e artdashësve.

“Tri Net Film Fest” organizohet nga Studio Aktrimi Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.

Advertisement

Një nga emrat e angazhuar në përgatitjen e programit është regjisori Ben Apolloni, i cili do të bëjë përzgjedhjen e filmave që do të përfshihen në programin zyrtar të edicionit të pestë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lista e filmave pjesëmarrës do të prezantohet në ditët në vazhdim.

Festivali do të zhvillohet në Blue Cinema Maxx, në Zürcherstrasse 1+3, 8400 Winterthur.

Advertisement

Ndërkohë, tashmë është hapur edhe mundësia për rezervimin e biletave për festivalin.

Me moton “Tri net. Një pasion. Një dashuri për filmin”, edicioni i pestë i “Tri Net Film Fest” synon ta kthejë Winterthurin për tri ditë në një pikëtakim të filmit, artit dhe kulturës.

Biletat në këtë link: eventfrog.ch

The post Tri Net Film Fest feston edicionin e pestë, tri net filmi dhe kulture në Winterthur appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit