
Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e Jack Thorne, vjen për publikun në Vjenë, nga Teatri i qytetit “Hadi Shehu” – Gjakovë, shkruan albinfo.at
Nën regjinë e Zana Hoxhës, kjo shfaqje sjell një rrëfim tronditës për njeriun në kufijtë e tij mes varfërisë, presionit dhe shpërbërjes shpirtërore.
Sipas njoftimit të grupit organizativ “Ká-grup”, shfaqja do të jepet më 2704.2026 në “Akzent Theater” në Vjenë, duke filluar nga ora 19:00.
“’Vojçek’ është një udhëtim shpirtëror dhe psikologjik që shqyrton kufijtë e vuajtjes njerëzore, tensionet e brendshme dhe marrëdhëniet e shkatërruara nga shqetësimet e jetës.” thuhet në njoftim.
Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari, Eden Kastrati.
Shfaqja është realizuar nga teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë, në partneritet me Qendrën për Art dhe Komunitet “Artpolis.
Akzent Theater, Vjenë
27 Prill 2026
Ora 19:00
Hyrja: Freie Spende (rezervimi: [email protected])

The post Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë appeared first on Albinfo.