minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Tutor#shqip”, një projekt model në shërbim të nxënësve shqiptarë në Zvicër

0
“Tutor#shqip”, një projekt model në shërbim të nxënësve shqiptarë në Zvicër

“Tutor#shqip”. Kështu është emërtuar një projekt për ndihmë nxënësve me mësim plotësues në gjuhën shqipe, i cili si projekt pilot është jetësuar së pari në Kantonin e Zugut, shkruan albinfo.ch. Projektin e kanë prezantuar në mënyrë të zgjeruar në “Fundjavën Kulturore Shqiptare” që u mbajt në Bazel kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Orhan Spahiu dhe autorja e projektit, Blerta Kadriu. Kjo e fundit ka punuar diplomën Bachelor me këtë temë.

Siç kanë shpjeguar ata, “Tutor#shqip” është po dëshmohet si një mundësi shumë e efektshme për të ngritur cilësinë e mësimit dhe rritur aftësinë shprehëse të nxënësve shqiptarë, në shkollën e rregullt, ku ata ndjekin mësimet. Nxënësit në fjalë kanë përmirësuar dukshëm edhe notat në lëndët e shkollës së rregullt, falë kësaj praktike të re.

Pasi ka kaluar provimin në Zug, ku ishte si projekt pilot “Tutor#shqip” tashmë po praktikohet në një shkollë në Spreitenbach të Kantonit Aargau. Sipas bartësve të tij, projekti është pritur tepër mirë jo vetëm nga nxënësit dhe prindërit e tyre, por edhe nga mësuesit e shkollës së rregullt. Kjo, për faktin se nxënësit që kalojnë këtë përvojë kanë një përparim të dukshëm në kompetencën shprehëse dhe fitojnë vetëbesimin e duhur që i bën të suksesshëm në shkollën ku ndjekin mësimet e rregullta, ashtu si dhe në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Advertisement

Si dëshmi për suksesin e këtij projekti, dy folësit thanë se tani janë 18 nxënës që ndjekin këtë mësim, ndërsa edhe 17 të tjerë janë duke pritur në radhë, sepse nuk ka vend për të gjithë, në një klasë. Për më tepër, edhe institucionet arsimore, si shkollat, drejtoritë, kurset e mësimit plotësues në gjuhë të tjera etj., kanë shprehur interesimin për ta përvetësuar këtë model mësimi.

Specifika e kësaj praktike të re mësimore është se në njërën nga dy orët e mësimit plotësues që fëmijët shqiptarë e zhvillojnë në gjuhën shqipe, në vend të materies së zakonshme, (gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare), zhvillohen lëndët e ndryshme të shkollës së rregullt, shkruan albinfo.ch. Por, këtë radhë, ato ligjërohen në gjuhën shqipe, nga mësuesja shqiptare, e cila është mësuese e mësimit të rregullt dhe jo e mësimit plotësues. Ajo ose ai, u mësojnë nxënësve, për shembull, matematikën, kiminë a biologjinë, por me shpjegime në gjuhën shqipe, duke ua ofruar atyre lëndën mësimore në mënyrë më të natyrshme.

Mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe të pranishëm të tjerë janë interesuar për hollësitë e “Tutor#shqip”-it dhe për mundësitë e zgjerimit të tij edhe në shkollat e tjera.

Advertisement

 

The post “Tutor#shqip”, një projekt model në shërbim të nxënësve shqiptarë në Zvicër appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit