minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Twitter këtë vit, pjesë e një çmimi në ‘Oscar’

0
Twitter këtë vit, pjesë e një çmimi në ‘Oscar’

Përdoruesit e Twitter do të mund të votojnë përmes platformës edhe për filmin e tyre të preferuar të vitit 2021, ku filmi me më shumë vota do të shpërblehet gjatë ceremonisë së 27 marsit të çmimeve ”Oscar”.

Iniciativa është rezultat i një bashkëpunimi mes rrjetit social Twitter dhe Akademisë së ”Oscar”-it, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

“Ne jemi të ngazëllyer për partneritetin me Twitter për ndihmën që na dha në ndërtimin e një audience digjitale me pamjet e ceremonisë së këtij viti”, shpjegon Meryl Johnson, zëvendësmenaxher dixhital në Akademi.
Filmi më i votuar nga përdoruesit e Twitter nuk do të ketë një kategori zyrtare të ”Oscar”, por do t’u hapë rrugën filmave të refuzuar nga Akademia, si për shembull ”Spider-Man: No Way Home”.

Advertisement

Përdoruesit e platformës mund të votojnë deri më 3 mars, duke përdorur hashtagun #OscarsFanFavorite.
Mund të votohet edhe për skenën e preferuar të 2021 duke përdorur hashtagun #OscarsCheerMoment, që do të shfaqet gjatë ceremonisë.

The post Twitter këtë vit, pjesë e një çmimi në ‘Oscar’ appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit