minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

0
U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

Muzeu i Komunikimit në Bernë hap sot, më 13 nëntor, ekspozitën “CHIPS”, kushtuar mikroçipave dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme, përcjell albinfo.ch.

Ekspozita i fton vizitorët të zbulojnë teknologjinë që fshihet brenda telefonave, furçave elektrike të dhëmbëve dhe satelitëve meteorologjikë. Megjithëse pothuajse të padukshëm, këta komponentë kanë rol thelbësor në funksionimin e botës digjitale.

Përmes një ndërthurjeje të fantazisë me realitetin, muzeu paraqet kompleksitetin e prodhimit të mikroçipave dhe rëndësinë e tyre në marrëdhëniet globale. Në qendër është edhe lidhja gjithnjë e më e ngushtë ndërmjet teknologjisë dhe shoqërisë.

Advertisement

Përmbajtja ofrohet në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht. Organizatorët e rekomandojnë ekspozitën për vizitorë nga mosha 13 vjeç.

“CHIPS” do të qëndrojë e hapur deri më 18 korrik 2027. Muzeu ndodhet në Helvetiastrasse 16 dhe është i hapur nga e marta deri të dielën, nga ora 10:00 deri në 17:00./Albinfo.ch

 

The post U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit