minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U përmbyll me sukses mbrëmja e gjatë e filmave të metrazhit të shkurtër në Flamat

0
U përmbyll me sukses mbrëmja e gjatë e filmave të metrazhit të shkurtër në Flamat

Me inicitivë të artistit z. Naski Abdixhiku, dhe nën organizim të Shoqatës “Vëllazërimi Kombëtar”, të kryesuar nga znj. Valbona Imami, u bë shfaqja e 5 filmave të metrazhit të shkurtër në një mbrëmje të mbushur me emocione për të gjithë të pranishmit.

Në pjesën e parë të mbrëmjes u paraqitën tre flma të regjisorit dhe producentit të mirënjohur kosovar, Burim Haliti: “Hekurishtja”, “Çlirimi” dhe “Piano” (në regji të Xhelal Halitit).

Advertisement

Të tre filmat, si dramatizime artistike të thurura mjeshtërisht nga regjisorët, paraqitën një rrugëtim kohor, duke prekur fenoment e përditshmërisë së realitetit kosovar gjatë periudhës së luftës (“Çlirimi”) dhe asaj të pasluftës (“Hekurishtja” dhe “Piano”), shkruan albinfo.ch. Prezantimi i filmave më pastaj u shoqërua edhe me bashkëbisedim me Burim Halitin, ku të pranishmit kishin mundësi të parashtronin pyetje lidhur me përmbajtjen e filmave si dhe lidhur me vështirësitë dhe sfidat e realizimit të projekteve të këtilla në Kosovë.

Pas një pauze të shkurtër, mbrëmja vazhdoi me prezantimin e filmit “Lorin”, të regjisorit Ajas Kuliçi, si dhe të filmit “Skenari i nënës”, të regjisorit Kastriot Saqipi. Për dallim nga pjesa e parë e mbrëmjes, dy filmat e fundit ishin ngushtë të lidhur me sfidat shëndetësore të protagonistëve, duke vënë në fokus pyetjen se a e definon sëmundja njeriun?

Ishte storia e djaloshit Lorin dhe sfida e tij me diabetin e tipit 1, e paraqitur në mënyrë kompakte dhe me mjeshtëri, si dhe storia e të riut Avni Hetemit dhe rolin të cilin familja e luan në përkujdesjen e një djaloshi, jo sikur shpesh themi “me aftësi të kufizuara”, por të një djaloshi “me aftësi të veçanta”.

Advertisement

Prezenca e vetë Avniut në këtë mbrëmje, të shoqëruar nga producentët (Gani Veseli, Shenasi Hetemi), koordinatori i filmit (Artan Ibishi) si dhe nga familja e tij e ngushtë dhe më e gjërë, bëri që bashkëbisedimi pas filmit të zhvillohet mes lotëve, aplaudimeve dhe buzëqeshjeve të të gjithë të pranishmëve.

Edhe pse mbrëmja zyrtarisht kishte përfunduar, interesimi për të biseduar me regjisorët, producentët dhe protagonistët e filmave vazhdoi edhe më tutje, gjatë koktejit të përgatitur me përkushtim nga Etina Abdixhiku.

Si rezultat i interesimit të madh të bashkëkombësve, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë, programi i njëjtë është shfaqur edhe St.Gallen, ditën e nesërme, më 20.03.2022, në përkujdesjen e Shoqatës Kulturore “Sharri”, të udhëhequr nga Nagip Memedi.

Advertisement

Interesimi dhe pjesëmarrja e madhe e bashkatdhetarëve në këtë eveniment paraqet një bazë të mirë për të bërë iniciativa të tjera të kësaj natyre edhe në vende të tjera, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë.

The post U përmbyll me sukses mbrëmja e gjatë e filmave të metrazhit të shkurtër në Flamat appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit