minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Universiteti i Cyrihut kërkon një pedagog të gjuhës shqipe

0
Universiteti i Cyrihut kërkon një pedagog të gjuhës shqipe

Universiteti i Cyrihut zgjeron ofertën e tij dhe kërkon një person të kualifikuar për të qenë pedagog (lektor) i gjuhës shqipe, nga data 1 shkurt 2025.

Në kuadër të projektit të ri në seminarin sllav, në kurrikulë do të përfshihet edhe gjuha shqipe, shkruan albinfo.ch. Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe duan të sjellin ekspertizën e tyre para studentëve, thuhet në shpalljen për vend të lirë pune, të publikuar nga Universiteti i Cyrihut.

Seminari, i cili konsiderohet si qendra më e madhe për studimet sllave në Zvicër, planifikon një ofertë kursesh me dy semestra për fillestarët, dhe ndoshta edhe për folësit e shqipes si gjuhë amtare.

Advertisement

Kërkojmë persona me diplomë në filologji shqipe apo fushë të ngjashme si dhe me eksperiencë mësimdhënie. Universiteti ofron modele fleksibël pune dhe mbështetje në balancimin e punës dhe familjes. Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Universitetin e Cyrihut.

Informacione të mëtejshme rreth pozicionit mund të gjenden në faqen e internetit të universitetit. https://jobs.uzh.ch/offene-stellen/sprachlektor-in-fuer-albanisch/0423fe94-d7ae-4a1c-80f0-475841c534af?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR02PKzew95WNoVFxkez3pj1eqFdPwjQqVZE-LZ1s6zAaUkaieZof3tD_40_aem_9jaCSmGo5V7FRYfGsfS4tA

The post Universiteti i Cyrihut kërkon një pedagog të gjuhës shqipe appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit