minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Xhubleta në UNESCO”, një mbrëmje kulturore e veçantë, e mbajtur në Lozanë

0
“Xhubleta në UNESCO”, një mbrëmje kulturore e veçantë, e mbajtur në Lozanë

Në organizim të platformës “Swiss-Albania Event”, të drejtuar nga Aina Hoti, të dielën që shkoi është mbajtur në Lozanë një aktivitet i pazakontë dhe simpatik kulturor, i titulluar  “Xhubleta në UNESCO”, thuhet në një postim të kësaj platforme, në fb.

Siç e tregon dhe vetë emërtimi i mbrëmjes, ajo i është kushtuar xhubletës, kësaj veshjeje antike burimore shqiptare që tashmë gëzon mbrojtjen e UNESCO-s, si pjesë e trashëgimisë kulturore, lëndore, transmeton albinfo.ch.

Advertisement

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm personalitete të larta si: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Shkëlqesia e tij Mustafa Nano, përfaqesuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë, z. Rexhep Bajraktari, drejtori i integrimit në qytetin e Lozanës, z. Bashkim Iseni, pastaj ish diplomatë, drejtues organizatash dhe miq të artit nga komuniteti dhe miqtë zviceranë të Shqipërisë.

 

Advertisement

Kjo prani e lartë është edhe një dëshmi se platforma “Swiss-Albania Event” bën përpjekje serioze drejt afirmimit të traditave shqiptare në Zvicër. Albumi “Xhubleta në UNESCO” i krijuar nga fotografi pasionant “Ardo”, kap çastet e paharrueshme të njërës prej ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Lozanë, me rastin e festave të Nëntorit.

Me fitimin e statusit të trashëgimisë botërore të kulturës lëndore nga UNESCO, “Xhubleta” shpallet jo vetëm si një thesar kulturor i një kombi, por gjithashtu si një pasqyrim i pasurisë dhe diversitetit të trashëgimisë njerëzore. Kjo shpallje sjell krenari dhe lavdi për kulturën tonë dhe kombin tonë.

Advertisement

Albumi fotografik që po ju përcjellim bëhet kështu një dëshmi e fuqishme për të rikrijuar dhe transmetuar emocionet dhe vlerat e një manifestimi kulturor të tillë. Nga ky moment, ai rrëfen historinë e një mbrëmjeje të pasur dhe e çon me vete pasionin dhe bukurinë e kulturës së një kombi.

 

The post “Xhubleta në UNESCO”, një mbrëmje kulturore e veçantë, e mbajtur në Lozanë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit