minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

​Luftanija që ndezi shkëndijën e luftës mes ShBA-së dhe Spanjës para 125 viteve

0

Më 25 janar 1898, luftanija amerikane “U.S.S. Maine”, hyri në portin e Havanës, në Kubë. Ajo që ndodhi me të do të ndizte shkëndijën e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.

Misioni i anijes ishte të mbronte qytetarët amerikanë dhe pronat e tyre në Havanë, kundër dhunës së mundshme gjatë kryengritjes së Kubës kundër Spanjës.

Më 15 shkurt, tri javë pas ankorimit të luftanijes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm dhe e zjarrit që pasoi, anija Maine u fundos dhe humbën jetën 266 amerikanë. Gazetat amerikane fajësuan për këtë Spanjën dhe nxitën opinionin publik kundër spanjollëve me thirrjen Kujtoni anijen Maine.

Në fakt askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Jo më vonë se dy muaj pas fundosjes së luftanijes Maine në portin e Havanës, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja ishin në luftë ndërmjet tyre. Luftimet zgjatën më pak se 4 muaj.

Advertisement

Fuqia ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara luajti rol të rëndësishëm në fitoren amerikane. Si pjesë e marrëveshjes së paqes në përfundim të luftës, Spanja hoqi dorë nga kontrolli mbi Kubën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit