minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

10 destinacione për t’u zbuluar në Pashkë dhe pranverë

0

Nga Barcelona në Bergen të Norvegjisë dhe nga Sirakuza në Nju Jork, dhjetë destinacionet më të bukura për të zbuluar gjatë festave të Pashkëve dhe në pranverë.

Me rënien e pandemisë, lëvizja u bë më e lehtë, por me ardhjen e pranverës, edhe më e këndshme. Ndërsa Pashkët po afrohen po ju sjellim disa destinacione që duhen marrë parasysh për disa ditë larg shtëpisë.

Në Evropë është Bergen dhe shtëpitë e tij shumëngjyrëshe, rrugicat e Ibizës, aromat e Barcelonës,  Berna e Zvicrës dhe Edinburgu i cili është një destinacion përrallor.

Ata që kanë disa ditë më shumë mund të fluturojnë për në Nju Jork ose Jordani, ata që organizohen në zgjedhjen e fundit për Romën, lehtësisht e arritshme nga shqiptarët.

Advertisement

Për ata që e duan vapën mund të zgjedhin Sirakuzën, e mrekullueshme për t’u vizituar tani që ka pak turistë, krahasuar me verën, kurse ata që duan sportet dimërore mund të bëjnë ski në dëborë në Obereggen, në Val d’Ega, njëzet minuta nga Bolzano. Me pak fjalë, ka diçka për të gjitha shijet.

Barcelona

Barcelona

Pashkët janë një nga kohët më të mira për të zbuluar Barcelonën. Rambla, tregu Boqueria dhe smoothie-t e tij freskues, shëtitorja, peshku i pjekur. Ditët e para në plazh dhe pazar në dyqane.

Të vizitosh kryeqytetin kozmopolit të rajonit spanjoll të Katalonjës është gjithmonë një ide e mirë.

Advertisement

Nga 25 prilli hapet Hoxton i ri në zonën e Poblenou, i kompletuar me një pishinë në çati.

10 destinacione për t’u zbuluar në Pashkë dhe pranverë
Bern

Berna

Kryeqyteti i Zvicrës është një perlë që nuk duhet humbur dhe një destinacion i përsosur për arratisje disa ditore.

Piktoreske dhe plot gjallëri, me një katedrale, Kullën e Sahatit, një qendër historike elegante dhe Gurten, një kodër me pamje nga qyteti dhe që ofron pamje që të lë pa frymë.

Advertisement
Nju Jork

Nju Jorku

Kushdo që dëshiron të përfitojë nga periudha e Pashkëve për një pushim pak më të gjatë mund të fluturojë për në Nju Jork. Këshilla është të qëndroni jo më pak se pesë netë, edhe më mirë nëse mund të qëndroni për shtatë për të zbuluar Big Apple, Empire State Building, Central Park, teatrin Broadëay  dhe Times Square.

Ibiza

Ibiza

Nëse ka një stinë për të admiruar vërtetë bukurinë e Ibizës, është pranvera.

Advertisement

Turistët janë të pakët dhe ecja nëpër porte, në shëtitore, në rrugicat mes dyqaneve është më e këndshme se kurrë. Me shumë mundësi nuk do të mund të notosh, por të hash në plazh dhe të fusësh këmbët në det, po.

Oberegge

Obereggen (Val d’Ega)

Ndërsa pranvera po lulëzon, në Val d’Ega bëhet ende ski. Është një nga vendet e fundit ku të apasionuarit pas skive dhe dëborës mund të argëtohen mes teleferikëve dhe ushqimit të mirë.

Petra-Jordani

Jordania

Advertisement

Prilli dhe maji janë muaj të përsosur për të zbuluar Jordaninë.

Pas Petrës, një natë në shkretëtirën Wadi Rum është e domosdoshme: zgjidhni Kampin Luksoz Memories Aicha, ku netët kalohen në tenda luksoze, disa edhe me dritare panoramike.

I renditur ndër vendet më të mira në botë do të ndiheni sikur të flini në Mars.

Roma

Advertisement

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Sidomos në pranverë, me ardhjen e vapës së parë dhe me ditë më të gjata është një destinacion për t’u konsideruar edhe për një udhëtim të minutës së fundit.

Shëtisni nëpër qendrën historike, hyni në muze, uluni në tavolinat e një zone të jashtme në Trastevere, porosisni një karbonara ose nëse jeni vegjetarian porosisni një picë me djath dhe piper.

Nëse ju pëlqen të hani mirë, është vendi i duhur për t’i besuar shijet tuaja.

Sirakuza

Sirakuza

Advertisement

Paketoni valixhen tuaj për t’u zhytur në bukurinë e Sirakuzës në Siçili. Duke u nisur nga ishulli Ortigia, mos humbisni Parkun Arkeologjik të Neapolis, Kalanë Maniace dhe bregdetin ujor të qytetit.

Një “tërheqje” e madhe, megjithatë, është padyshim ushqimi, ku mënyra më e mirë për të zbuluar restorante të shkëlqyera është të pyesni vendasit.

Bergen, Norvegji

Bergen

I rrethuar nga male dhe fjorde, Bergen është një parajsë e vogël në tokë. Është perfekt nëse e keni vizituar Oslon, por me disa ditë të tjera në dispozicion, mund të mendoni t’i zbuloni të dyja.

Advertisement

Shëtisni nëpër Bryggen dhe admironi shtëpitë prej druri të ndërtuara në skelën e vjetër, hipni në teleferikun dhe admironi qytetin nga maja e malit Fløyen.

Nëse e doni artin, shkoni në Kode Art Museums.

Edinburg

Edinburgu

Me pranverën zgjohet Edinburgu. Është magjepsës gjatë gjithë vitit falë atmosferës përrallore, por gjatë periudhës së Pashkëve transformohet dhe gjallërohet.

Advertisement

Nëse dispononi një vizë është një destinacion i përsosur. Pak melankoli dhe gjithashtu pak romantik, është gjithashtu i përsosur për t’u zbuluar në çift.

Nuk duhet humbur kalaja e cila është gjithashtu një pikë panoramike për të admiruar qytetin nga lart, Qendra e Trashëgimisë Scotch Whisky dhe Muzeu i Shkrimtarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit