minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

106-vjeçarja nuk ndahet dot nga piano, punon edhe gjatë karantinës

0

Colette Maze nuk jeton dot pa pianon dhe tingujt e saj. Dita për të nis me melodinë e famshme të Claude Debussy, “Clair de Lune”.

Çdo aktivitet kulturor në Francë është mbyllur 6 muajt e fundit për shkak të Covid-19 dhe pianistja 106-vjecare nuk ndahet dot nga piano dhe po punon gjatë karantinës, për të regjistruar albumin e saj të 6, që do të publikohet në muajin prill.

“Dua tju pyes: përse e pini kafenë në mëngjes? E keni të domosdoshme? Mua kjo gjë më ndodh me muzikën. Më kuptoni? Muzika është ushqimi im, për shpirtin dhe zemrën”, shprehet ajo.

Me studion e regjistrimit në katin e 14 të një ndërtese, shumë pranë Kullës Eifel në Paris, Colette, e lindur në vitin 1914, thotë se gjatë ditës sheh retë për frymëzim.

Advertisement

Colette ka luajtur piano që në moshën 4 vjecare. Edhe pse prindërit borgjezë nuk donin që ajo të studionte për muzikë, ajo arriti të pranohet në shkollën e muzikës në Paris.

Piano dhe muzika u shndërruan jo vetëm në pasionin por edhe në profesionin, e madje në jetën e saj. Edhe pse sot në moshën 106-vjecare, Colette Maze thotë se nuk kagjasa që të ndalet, as nga pandemia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit