Xhuljeta Çuka është një grua shqiptare e cila ka realizuar një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikletë: ka vizituar 12 shtete për 6 muaj.
“Udhëtimi i parë ka qenë më i vështiri. Kam bërë 2/3 e alpeve të Evropës. Natën e kaloj në çadër, asnjëherë në hotele dhe asnjëherë në kamping. Gjithashtu nuk futem kurrë në restorante apo bare”, tregon Çuka në studion e “Dita Jonë”, në A2 CNN.
Shoqëruesi i saj i vetëm në këtë aventurë ka qenë një qen, të cilin e ka gjetur 4 vite më parë në Tiranë dhe e ka marrë me vete.
Kur u pyet nëse ka ende destinacione që nuk i ka bërë dhe ka dëshirë t’i vizitojë, ajo u përgjigj: “Kur shikoj hartën e botës, mendoj që kam vizituar shumë pak”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";