minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artistja shqiptare që jetëson figurën e gruas shqiptare në Londër

0
Artistja shqiptare që jetëson figurën e gruas shqiptare në Londër

Samedina Curaj, një artiste shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër, ka filluar një koleksion veprash, ku paraqiten portretet e grave shqiptare në kostumet e tyre tradicionale, të zonave të ndryshme. Curaj është tejet e lidhur me kulturën e rrënjët e saj, gjë për të cilën falënderon prindërit, të cilët kanë bërë të mundur që ajo dhe vëllai i saj të mos harrojnë asnjëherë të parët e historinë e tyre. Në një intervistë për KultPlus, Samedina ka treguar më detajisht për portretet e saj, për jetën e saj si një artiste në zhvillim si dhe për lidhjen e saj me kulturën, traditën e kombin shqiptar, përcjell albinfo.ch.

‘Në shkollë kam mësuar për kulturën angelze e kulturat tjera në përgjithësi. Përgjatë viteve unë dhe familja ime kemi ndërruar shumë shpesh vendbanim dhe kur më në fund u vendosëm për të mos lëvizur më, në atë vend nuk është se kishte shumë shqiptarë, mirëpo prindërit gjithmonë siguroheshin që ne të mos harronim rrënjët tona. Vizitonim Shqipërinë pothuajse çdo vit, ku takoheshim me familjarë e mësonin më shumë se si ishin rritur prindërit tanë’.

Advertisement

Janë lidhjet e forta shpirtërore ato që ndikojnë më së shumti në artin e secilit. Samedina fillimisht tregon t’i ketë pëlqyer kënaqësia që ngjyrat dijnë të falin. Ndërkaq më vonë, lidhja me gruan shqiptare është forcuar. ‘Mundohem të portretizojë ato gra në mënyrë sa më origjinale, jam shumë precize në atë drejtim. Më pëlqen t’i pikturojë në veshjen e tyre origjinale, me emocionet që falin ato, duke i falur sigurisht edhe stilin tim artistik. Më pëlqen që t’iu jap jetë përmes ngjyrave të mia’, shprehet Samedina.

Për Samedinën është e mahnitëshme mënyra se si këto gra duken. Ajo mahnitet nga ngjyrat e veshjeve kombëtare të tyre, nga fakti se si secila zonë ka veshjen e vet. Ndër të tjera e çmon shumë faktin se sa vlerë të madhe bartin këto veshje në historinë shqiptare, shkruan Kultplus.

Advertisement

Qëllimi kryesor që përthëkon artin e Samedinës në përgjithësi, ka të bëjë me krijimin dhe realizimin e gjërave që ajo i don shumë, që për të kanë rëndësi të madhe, duke arritur kështu të ndikojë edhe tek të tjerët që njohin artin e saj. ‘Qëllimi tjetër për mua, është që të largojë stereotipin se ‘Arti’ nuk është karrier dhe kjo ka të bëjë me të gjitha fushat e artit. Përderisa e ke një pasion që të shtyn drejt artit tënd, suksesi do të vijë ashtu si në çdo fushë tjetër’, deklaron Samedina.

Samedina Curaj, një vajzë 21-vjeçare, e cila është studente e arkitekturës në Londër, me punën e saj të jashtëzakonshme ka filluar të njoftojë edhe më shumë publikun ndërkombëtar mbi traditat e kulturën shqiptare, duke vënë në fokus gruan shqiptare. Gruaja dhe kostumi kombëtar, një simbol sakrifice që e karakterizon kombin tonë tash e sa shekuj, ka filluar të marrë jetë e të frymojë ndryshe përmes artit, brushave e ngjyrave të Samedinës.

Ndër të tjera, Samedina ka treguar për KultPlus se nuk ka planifikuar akoma një ekspozitë ku do të shfaqë të gjitha punimet e saj, mirëpo sigurisht se është në planet e saj për të ardhmen.

The post Artistja shqiptare që jetëson figurën e gruas shqiptare në Londër appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit