minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

28-vjeçarja sulmohet nga krokodili, motra binjake i shpëton jetën duke grushtuar zvarranikun

0
28-vjeçarja sulmohet nga krokodili, motra binjake i shpëton jetën duke grushtuar zvarranikun

Dy motra binjake Melissa dhe Georgia Laurie përjetuan një tmerr të vërtetë në një lagunë meksikanë, teksa bënin xhiro me varkë. Teksa ishin duke notuar, Melissa u sulmua nga një krokodil ndërsa e motra luftoi heroikisht për të shpëtuar binjaken e saj nga goja e zvarranikut. Georgia grushtoi krokodilin vazhdimisht në kokë para se ta tërhiqte të motrën për flokësh.

Pas sulmit, Melissa ra në koma por arriti të zgjohet sërish ndërsa Georgia pësoi disa dëmtime kryesisht në krah.

Pas ngjarjes së rëndë, të afërmit e tyre krijuan një faqe për të mbledhur të ardhura që prindërit e binjakeve të shkonin në Meksikë për t’u gjendur pranë tyre.

Dy motrat 28-vjeçare kishin udhëtuar nëpër botë së bashku që nga marsi dhe do të mbërrinin në shtëpi për pak javë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit