minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

5 tipare të çuditshme të njerëzve që janë më të zgjuar se mesatarja, disa nuk do ju pëlqejnë

0

Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendoni për një person veçanërisht inteligjent? Ndoshta imazhi i Ajnshtajnit duke zgjidhur ekuacionet… Megjithatë, ka shumë më tepër sjellje dhe karakteristika që janë lidhur, sipas kërkimeve shkencore, me inteligjencën mbi mesataren. Disa prej tyre do ta kishim të vështirë t’i imagjinonim.

Çrregullime mendore: Gjeniu matematik John Nash është ndër shembujt më të spikatur të personaliteteve të famshme që vuanin nga sëmundje mendore – në këtë rast, skizofrenia. Megjithatë, shumë nga mendjet më të shkëlqyera vuajtën nga sëmundje mendore, si Edgar Allan Poe, Jackson Pollock dhe Amy Winehouse .

Ankthi: Një tjetër çrregullim mendor, i cili mund të gjendet te njerëzit, lidhet me inteligjencën e lartë. Ndoshta sepse aftësia jonë për të imagjinuar skenarë të mundshëm për situata të ndryshme, një aftësi e lidhur me të menduarit abstrakt dhe zgjidhjen e problemeve, na bën më të prirur ndaj ankthit.

Marrja e rrezikut: Një studim finlandez arriti në përfundimin se njerëzit që janë më të hapur ndaj sfidave të reja dhe që nuk kanë frikë të marrin rreziqe janë më të zgjuar.

Advertisement

Përtacia: Më në fund, ja një justifikim i mirë që mund t’i tregoni punëdhënësit tuaj. Studimi i Universitetit Florida Gulf Coast arriti në përfundimin se njerëzit më inteligjentë janë gjithashtu më të prirur ndaj dembelizmit. Ndoshta sepse humbasin shpejt interesin për aktivitetet që nuk (vazhdojnë) t’i motivojnë mendërisht.

Janë fëmijët e parë në familje: Studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët e parë në familje kanë një koeficient inteligjence më të lartë, ndoshta sepse prindërit i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje ndaj tyre, ndërsa në të njëjtën kohë kanë më shumë kërkesa ndaj tyre për sa i përket performancës në shkollë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit