minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

A mund të agjërojnë pacientët me zemër? Merrini seriozisht këto paralajmërime!

0
A mund të agjërojnë pacientët me zemër? Merrini seriozisht këto paralajmërime!

Miliona besimtarë në mbarë botën nisin agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ndërsa ka edhe shumë të tjerë, të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë, por kanë frikë për shëndetin e tyre, pasi vuajnë nga sëmundje të caktuara.

Për këtë arsye, shumë prej tyre, “vërshojnë” drejt motorëve të kërkimit për të drejtuar pyetje nëse mund të agjërojnë, sidomos pacientët që kanë sëmundje të zemrës.

“A mund të agjërojnë pacientët me zemër? A kam shqetësime nëse agjëroj? Si duhet t’i përdor ilaçet e mia gjatë agjërimit?

Janë këto disa nga pyetjet më të kërkuara në “Google”, por cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuar nëse agjërojnë?  

Advertisement
  • Ata që kanë pasur një atak në zemër vitin e kaluar;
  • Ata që kanë ankesa në lidhje me sëmundjet e zemrës që ende nuk mund të kontrollohen;
  • Përdoruesit e drogës;
  • Ata që përdorin shumë ilaçe dhe kanë dështim të zemrës;
  • Pacientët me hipertension të pakontrolluar;
  • Personat që përdorin hollues gjaku për shkak të protezave të valvulave të zemrës ose rritjes së rrezikut për goditje në tru.

Për këta persona nuk rekomandohet agjërimi pa u konsultuar me mjekun. Nëse jeni duke agjëruar, duhet t’i kushtoni vëmendje dy çështjeve kryesore. Duhet të shmangni vaktet e papritura dhe sasitë e mëdha të ushqimit gjatë iftarit.

Menuja më e përshtatshme për ju do të jenë gatimet e lehta dhe mesdhetare. Pas një urie të gjatë, duhet të qëndroni larg ushqimeve të yndyrshme dhe të shmangni ushqimin e shpejtë. Është metoda më e përshtatshme që personat me sëmundje të zemrës të hanë pak nga pak dhe shpesh duke i ndarë mes iftarit dhe sahurit.

SI DUHET TË JETË KONSUMI I UJIT?

Nëse agjërimi juaj miratohet nga mjeku, konsumi ditor i ujit duhet të jetë së paku 2 litra, përveç nëse ka ndonjë kusht shtesë. Kjo sasi duhet të merret duke e ndarë mes iftarit dhe sahurit.

Advertisement

Në veçanti, pacientët me hipertension dhe sëmundje të njohura kardiovaskulare nën terapi me ilaçe duhet të jenë tepër të ndjeshëm në këtë drejtim.

Nëse keni vendosur aparat në zemrën tuaj vitin e fundit, mund të merrni hollues gjaku për të shmangur problemet me venat. Në këtë rast nuk do të ishte e drejtë agjërimi.

Megjithatë, nëse periudha ka kaluar 1 vit, mund të agjëroni duke u konsultuar me mjekun tuaj. Në këtë rast, duhet patjetër të merrni miratimin nga mjeku juaj. Asnjëherë nuk rekomandohet agjërimi pa miratim.


perfitimet e agjerimit 1 1080x720

Advertisement

<!–

–>

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Advertisement


dieta 1280x720

Advertisement

Dietë agjërimi me ndërprerje, studimi i ri vë në dyshim efektet e regjimit të kufizimit me orar

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit