minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Analisti francez drejton snajperin nga gazetarët

0

Raportimi i gazetarëve francezë gjatë një panairi armësh në Paris nuk ishte aspak i lehtë. Veçanërisht kur ndaj tyre u drejtua një snajper. Veprimi u krye nga analisti politik, Eric Zemmour, i cili natyrisht po bënte shaka, teksa u kërkonte gazetarëve që të ndalojnë.

Por ky zhvillim ka ngjallur mjaft polemika dhe kritika të shumta. Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Marlene Schiappa, e quajti të tmerrshëm incidentin, por analisti këmbëngul që ishte vetëm një shaka dhe nuk i kurseu fjalët ofenduese. “Nëse nuk e dini diferencën mes humorit, shakasë dhe të qenit serioz, atëherë ju jeni një idiot”, tha ai.

Analisti pritet që të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Zemmour është një figurë polarizuese që ka bërë karrierë me komente në televizion dhe gazeta duke testuar kufijtë e korrektësisë politike. Ai akuzon klasën politike për lejimin e erozionit në vlerat tradicionale kristiane dhe identitetin kombëtar në Francë.

63-vjeçari ka lindur në Paris me prindër algjerianë hebrenj të cilët emigruan në Francë në vitin 1950. Zemmour është dënuar dy herë për nxitje të urrejtjes me retorikën e tij të pa kompromis. Por kjo e ka ndihmuar që të marrë një mbështetje të konsiderueshme, me sondazhet që e nxjerrin me një shans real për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit