minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Argjentina krijon një letërnjoftim për njerëzit jobinarë

0
Argjentina krijon një letërnjoftim për njerëzit jobinarë

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, njoftoi se një dokument i ri i Identitetit do të realizohet për njerëzit jobinarë.

“Qëllimi i këtij letërnjoftimi është të garantojë të drejtën për identitetin gjinor, për njerëzit që nuk e njohin veten si femër apo si mashkull. Ka identitete të tjera përveç burrit dhe gruas, që duhet të respektohen. Ç’rëndësi ka për shtetin të njohë orientimin seksual të qytetarëve të tij?”, tha Fernandez gjatë një konference shtypi, në Buenos Aires.

Në letërnjoftimet dhe pasaportat e ndryshuara, në fushën e gjinisë, përcaktohet terminologjia “x”. Ministrja e Grave, Gjinisë dhe Diversitetit, Elizabeth Gómez Alcorta, ministri i Brendshëm, Eduardo De Pedro dhe presidenti Fernandez dhanë tre dokumentet e para jobinare, gjatë një veprimtarie kushtuar kësaj çështjeje.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra presidenciale e Argjentinës, ky shtet është vendi i parë në Amerikën Latine që lejon një opsion tjetër në fushën “gjinore” të kartës së identitetit. Qytetarët argjentinas mund të ndryshojnë dokumentet e tyre të identifikimit në zyrat e Regjistrave Civil, ndërsa të huajt që banojnë në Argjentinë mund të ndryshojnë ID-në e tyre në Zyrën Kombëtare të Migracionit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit