minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arti zbulon evolucionin e frutave me ndihmën e shkencës: Si ishte shalqiri 4 shekuj më parë?

0
Arti zbulon evolucionin e frutave me ndihmën e shkencës: Si ishte shalqiri 4 shekuj më parë?

Një biolog dhe një ekspert arti studiojnë evolucionin gjenetik të frutave dhe perimeve të përshkruara në pikturat antike, dhe jo vetëm ato të famshme.

Dy studiues belgë, David Vergauwen, historian i artit dhe Ive de Smet, studiues në Qendrën e Biologjisë së Sistemeve të Bimëve VIB-UGent në Gan, për më shumë se dy vjet kanë gjurmuar evolucionin gjenetik të ushqimit bimor në një studim shkencor.

Duke vëzhguar fruta, perime, bishtajore, drithëra, arra dhe fara të dizenjuara nga mijëra artistë gjatë shekujve, dy studiuesit belgë kanë mundësuar një vizion të gjerë të evolucionit të tyre. Ato vizatime, në thelb, janë e vetmja dëshmi vizuale e morfologjisë origjinale të shumë specieve bimore që me kalimin e kohës kanë ndryshuar në ngjyrë, madhësi dhe aromë, edhe përmes përzgjedhjes artificiale të njeriut.

Ideja e përdorimit të artit për studimin e tyre lindi dy vjet më parë përpara një pikture nga piktori flamand Frans Snyders. Duke mos njohur një frut, Vergauwen e pyeti Smet-in nëse e dinte se çfarë ishte. As biologu nuk e njohu atë dhe hamendësoi se artisti nuk kishte qenë besnik në vizatim. Por kjo ishte e pamundur, pasi Snyders njihet si një nga piktorët më të mirë të shekullit të 17-të: prandaj, nëse e kishte pikturuar në atë mënyrë, atë frut, katër shekuj më parë, ishte tamam kështu. Më vonë u zbulua se ishte një lloj shalqini i bardhë.

Advertisement
Bananet e egra kishin fara të mëdha dhe ishin më të hidhura se ato që hamë sot

“Njohuritë që kemi për pamjen primitive të disa specieve të frutave dhe perimeve na vijnë nga studimi i gjenomit të bimëve antike në gjendje të mirë, por mbeten boshllëqe se ku dhe kur filluan të kuiltivime të caktuara. Për më tepër, studimi i gjenomit nuk është gjithmonë i mundur, sepse nganjëherë mostrat nuk janë ruajtur mirë. Të shohim artin na ndihmon të integrojmë informacionin e dhënë nga analiza gjenomike për t’i vendosur këto specie në një hartë kohore”, shpjegojnë studiuesit.

Sipas tyre ky informacion ndihmon për të ditur se kur dhe në cilat vende u shfaqën varietete të veçanta, por edhe zakonet e të ngrënit dhe rrugët tregtare

“I gjithë ky informacion mund të na ndihmojë gjithashtu të tregojmë se kur dhe në cilat vende u shfaqën varietete të veçanta të frutave dhe perimeve, ose sa të zakonshme ishin ato në kohën kur pikturoheshin, dhe gjithashtu çfarë korrelacioni ekzistonte midis zakoneve të ngrënies të asaj kohe dhe rrugëve tregtare”.

Kjo pikturë e Pietro Paolo Bonzi (Früchte, Gemüse und ein Schmetterling, 1620) tregon se si ishte shalqini katër shekuj më parë

Në studimin, botuar në “Trends” në “Plant Science”, Vergauwen dhe Ive de Smet tregojnë edhe dobësitë e metodës së tyre të kërkimit, të quajtur #ArtGenetics. Për shembull, kërkohet një njohuri e mirë e historisë së artit, pasi jo të gjitha pikturat dhe jo të gjithë artistët, megjithëse të mëdhenj dhe të famshëm, janë një burim i besueshëm nga pikëpamja ikonografike. Mjafton të mendoni për periudhën Kubiste të Pablo Picasso,nga këndvështrimi i bashkëngjitjes temporale.

Advertisement

Një pengesë tjetër është “copëzimi i të dhënave”. Është e pamundur që dikush të shkojë dhe të studiojë nga afër dhe një nga një mijëra piktura të ekspozuara në muzeume pak të njohur në vende të largëta ose në koleksione private. Dhe këtu dy studiuesit i janë drejtuar burimeve njerëzore, duke u kërkuar dashamirëve të artit që të dërgojnë me e-mail fotografi të pikturave me imazhe të frutave dhe perimeve. Dhe bashkëpunimi midis artit dhe shkencës vazhdon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit