minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Asnjë maskë apo respektim distance, vetëm policia mund ta prishë festën e Krishtlindjeve

0
Asnjë maskë apo respektim distance, vetëm policia mund ta prishë festën e Krishtlindjeve

Ndërsa pjesa më e madhe e botës është duke u përballur me numra në rritje të pandemisë dhe masa shtesë për shkak të festave dhe mutacioneve që ka pësuar koronavirusi, një situatë krejt ndryshe është në Australi, shteti që e ka menaxhuar shkëlqyer këtë situatë.

Pavarësisht masave që janë ende prezente, një grup i madh të rinjsh, pa maska dhe pa respektuar distancën për shkak të Covid-19 organizuan një festë të madhe në një prej plazheve të Sidneit.

Pas kësaj ngjarje reagoi edhe ministri i Shëndetësisë Brad Hazzard, i cili i cilësoi këta të rinj si injorantë. Po ashtu, edhe në rrjetet sociale është shprehur zemërimi ndaj këtij grupi.

Australia renditet mes vendeve që ka menaxhuar më së miri pandeminë dhe numëron 28 mijë raste dhe 908 jetë të humbura nga koronavirusi. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit