minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bashkëshortes shtatzënë i bie të fikët gjatë fjalimit, kandidati si president nuk e ndihmon

0
Bashkëshortes shtatzënë i bie të fikët gjatë fjalimit, kandidati si president nuk e ndihmon

Rollan Roberts II kishte një jetë që ëndërronte atë moment. Pas një karriere si sipërmarrës dhe këshilltar për ministrinë e mbrojtjes amerikane, projekteve të ndryshme ne Afrikë dhe librat motivacionale ku mësonte rrugën drejt suksesit dhe parave,  djali i një senatori të Virxhinias Perëndimore kishte vendosur të kthente në realitet ëndrrën e çdo politikani amerikan, shpalljen e kandidaturës për president të SHBA.

Diçka që çdo amerikan ka të drejtë të bëj, dhe në fakt në zgjedhjet presidenciale të 2020 ata ishin 1212, kryesisht të pavarur. Me se shumti, këto kandidate kane thjesht si objektiv të mbajnë statusin e ish kandidatit presidencial në profilet e tyre në rrjetet sociale, disa të shtojnë miqtë në qytezën e tyre, por ka edhe më ambiciozë.

Republikani Roberts mendonte se ai e kishte profilin e duhur për të shpallur një kandidaturë serioze, dhe kurrë nuk do t’ i shkonte mendja që fjalimi i tij, ku evidentoheshin termat patriotike dhe ulja e taksave, do te mbahej mend nga shumëkush jo vetëm në SHBA jo për platformën e tij politike por për gruan  shtatzënë, që po e dëgjonte pak metra më larg.

Gjatë fjalimit, bashkëshortes shtatzënë në muajin e pestë i bie të fikët, duke rënë pa ndenja në mermerin e ftohtë, së bashku me flamurin amerikan.

Advertisement
Rollan Roberts II dhe bashkëshortja

Një skenë e frikshme, duke menduar edhe gjendjen e saj, por në mënyrë të pabesueshme personi që pretendon të drejtojë shtetin më të fuqishëm të botës mbeti në vend, ndërkohë që të gjithë ata pak që po e dëgjonin po ndihmonin zonjën.

Robert reagoi vetëm disa sekonda më vonë, dhe u duk më shumë tentativë e bezdisur për të ndrequr një figurë të keqe, pikërisht në momentin më të papërshtatshëm.

Në rrjet, pamjet u kthyen në virale, dhe ndoshta një koment nga të shumtët ironikë dhe përçmues ishte ai më i duhuri. “Nuk kam parë ndonjë herë një fushatë zgjedhore të dështojë kaq shpejt”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit