minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Blogeret ruse grisin çantat e Chanel, pas ndalimit të shitjeve për shkak të luftës në Ukrainë

0
Blogeret ruse grisin çantat e Chanel, pas ndalimit të shitjeve për shkak të luftës në Ukrainë

Vazhdon në rrjetet sociale revolta e blogereve ruse kundër Chanel, pas vendimit të marrë nga shtëpia franceze e modës për të ndaluar shitjen e produkteve të saj për klientët rusë jashtë vendit, nëse ata synojnë t’i sjellin ato në vendin e tyre.

Lëvizja vjen pasi kompania pariziene mbylli butikët e saj në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Dhe kështu yjet e web-it vendas, pasi kritikuan vendimin e Chanel, e bënë fakt dhe në shenjë proteste postuan videot ku me gërshërë e thika prenë çantat mijëra euroshe, duke akuzuar markën për “rusofobinë” dhe duke ftuar “koleget” qw të bëjnë të njëjtën gjë.

 Aktorja dhe prezantuesja televizive Maryna Yermoshkina ishte e para që ndërmori një hap të tillë, duke deklaruar se Chanel gjoja “poshtëron bashkatdhetarët e saj dhe diskriminon njerëzit në bazë të kombësisë. Asnjë artikull apo markë e vetme nuk ia vlen për dashurinë time. Atdheu dhe respekti për veten. Unë jam kundër rusofobisë dhe jam kundër markave që mbështesin rusofobinë. Nëse të kesh Chanel do të thotë të shesësh atdheun tim, atëherë nuk kam nevojë për Chanel.” Yermoshkina më pas u kërkoi ndikuesve të tjerë që të copëtonin produktet e tyre.

Apeli u mbështet edhe nga DJ Katya Guseva dhe modelja Victoria Bonya, të cilat thanë: “Nëse Chanel nuk respekton klientët e saj, pse duhet ta respektojmë Chanel? Bye bye”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit