Nga piktura me kërpudha deri te një plazh me ëmbëlsira janë të gjitha gjërat në miniaturë që mund të shihen në ekspozitën, “E vogla është e bukur”, e cila hapi dyert për vizitorët në Nju Jork.
Kjo është ekspozita më e madhe ndërkombëtare e dedikuar tërësisht artit në miniaturë, sipas Fever, kompania e platformës së zbulimit të argëtimit të drejtpërdrejtë që drejton eventin.
Në ekspozitë janë “130 plus pjesë të veprave të artit në miniaturë nga 32 artistë në mbarë botën
Ekspozita u prit mirë jashtë shtetit, me më shumë se 150,000 vizitorë në Paris dhe Londër.
“Small is Beautiful” fillimisht u krijua përmes rrjeteve sociale, por Kohn këmbëngul se është më mirë t’i shihni veprat personalisht. Për më tepër njerëzve u ofrohen size zmadhuese dhe mikroskopë për të parë këtë botë të vogël.
Ashtu si në ekspozitat e mëparshme, artistët shfaqën miniatura të ndryshme në forma të ndryshme arti – të tilla si skulptura, ushqimi, madje edhe samurai origami.
Kjo ekspozitë e ‘vogël’ do të zgjasë deri në fund të gushtit të këtij viti.