minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Brenda muzeut më sekret në botë, e ekspozon CIA

0
Brenda muzeut më sekret në botë, e ekspozon CIA

Një muze i patëdytë në botë, i mbushur me artefakte që kanë formësuar historinë, por dyert e tij janë të mbyllura për publikun. Mirë se vini në muzeun sekret të CIA-s!

I vendosur në selinë e Agjencisë së Inteligjencës amerikane në Langley, Virginia, koleksioni i këtij muzeu sapo është rinovuar për 75-vjetorin e Agjencisë. Një grupi të vogël gazetarësh, përfshirë BBC-në, iu dha aksesi ekskluziv, megjithëse me një eskortë sigurie që i shoqëronte kudo.

Nga 600 artefaktet e ekspozuara, përfshihen pajisje të ndryshme të spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Një “mi i ngordhur” në të cilin mund të fshihen mesazhet, një kamerë e fshehtë brenda një pakete cigaresh apo një pëllumb me kamera sekrete.

Gjithashtu, në këtë muze gjenden edhe detaje mbi disa nga operacionet më të famshme të CIA-s, si p.sh ai i vrasjes së Osama bin Laden në Pakistan në vitin 2011 apo e udhëheqësit të ri të al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në korrik 2022.

Advertisement

Çdo gjë ekspozohet në muze në rend kronologjik që nga themelimi i CIA-s në 1947, Lufta e Ftohtë, sulmet e 11 shtatorit 2001, operacionet antiterroriste etj. Audienca e muzeut është vetë stafi i CIA-s, si dhe vizitorët zyrtarë. 

Megjithatë, duhet thënë se muzeu nuk fokusohet vetëm te suksesi i CIA-s. Ekziston një seksion ku shfaqen edhe dështimet e tyre, si p.sh misioni për të rrëzuar Fidel Kastron në Kubë.

“Ky muze nuk është vetëm një muze për hir të historisë. Ky është një muze operativ. Ne iu tregojmë oficerëve të CIA-s, duke eksploruar historinë tonë, si të mirat ashtu edhe të këqijat. Sigurohemi që ata të kuptojnë historinë e tyre, në mënyrë që të mund të bëjnë një punë më të mirë në të ardhmen. Ne duhet të mësojmë nga sukseset dhe dështimet tona, në mënyrë që të jemi më të mirë në të ardhmen.”

Robert Z Byer, Drejtori i Muzeut

Advertisement

Pjesa tjetër e muzeut fokusohet në disa operacione specifike. Në fund të viteve 1960, një nëndetëse e Bashkimit Sovjetik humbi diku në fund të oqeanit. Pasi SHBA-ja e gjeti atë, CIA punoi me miliarderin Howard Hughes, në operacionin e quajtur Azorian, për të rikuperuar mbetjet. Shumë sende të gjetura brenda nëndetëses ende mbeten të klasifikuara, të paekspozuara apo të padeshifruara.

Kur bëhet fjalë për deshifrimin, tavani i muzeut përmban gjithashtu mesazhe të fshehura me lloje të ndryshme kodesh. Ambicia, për zyrtarët e CIA-s, është që këto kode të ndahen me publikun në mediat sociale për të parë nëse ata mund t’i zhbëjnë. Po punohet gjithashtu që disa nga ekspozitat të jenë të disponueshme për t’u parë edhe në internet. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit