minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Brenda muzeut të Ferrit, ku mëson çfarë është jeta dhe vdekja

0
Brenda muzeut të Ferrit, ku mëson çfarë është jeta dhe vdekja

Haw Par Villa në Singapor është një muze i madh me skulptura, vendkalime të gjelbëruara dhe ekspozita që fokusohen te besimet budiste. Por ka pasur një pjesë të këtij kompleksi, që çdo vizitor kërkonte ta shihte… ferri, më konkretisht “10 Gjykatat e ferrit”.

Për breza me radhë, fëmijë të moshës 6-vjeçare dërgoheshin në këtë muze, dhe ajo që mbetej në mendjen e tyre ishte galeria ku përshkruhej koncepti budist i jetës pas vdekjes. Sipas këtij perceptimi, njerëzit gjykohen për veprimet e tyre në Tokë dhe më pas dënohen me rilindje në një formë tjetër, qoftë si kafshë apo si një njeri tjetër. Skulpturat dhe grafikat paraqesin ndëshkimet e mundshme në jetën e përtejme, si trupa me plagë të rënda, koka të prera dhe demonë që gostiten me organet e njerëzve.  

Hapja e portave të ferrit

Gati tetë dekada më vonë, Muzeu i Ferrit u zhvendos nga kompleksi ku bënte pjesë më parë, për t’u hapur si një muze më vete. Muzeu i ri ndërthur elemente nga kultura të ndryshme, p.sh komunitetit meksikan në Singapor iu kërkua të krijonte një altar tradicional të Dia De Los Muertos (Dita e të Vdekurve).  

Advertisement

“Sa herë që flisnin për Haw Par Villa, njerëzit thjesht donin të diskutonin për 10 Gjykatat, për këtë u vendos t’i dedikohej një muze më vete. Ne donim të hiqnim tabunë e vdekjes dhe gjithashtu t’i shihnim pa frikë 10 Gjykatat.”

Jeya Ayadurai, historiane

Muzeu i ri kërkon të çmitizojë konceptin e vdekjes dhe asaj çka ndodh më pas, duke i dhënë përshkrimet me humor. P.sh në një nga grafikat shkruhet: “Ju lutemi, vini re! kafshët shtëpiake nuk lejohen në kompleksin e Muzeut të Ferrit, për të mbajtur ekspozitat tona të sigurta. Gjithsesi, të gjitha kafshët shtëpiake shkojnë në parajsë!”

Synimi i Muzeut, sipas stafit menaxhues, është t’u mësojë njerëzve sesi besimet e ndryshme i shohin temat si jeta dhe vdekja, por duke mbetur një vend argëtues për t’u vizituar. Deri më tani, duket se po funksionon, pasi Muzeu i Ferrit renditet si atraksioni i 11-të turistik në Singapor.

Advertisement

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 190719115021 08 dali museum photos restricted<!–

–>

A është ky muzeu më i çuditshëm në Europë?

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit