Britaniku shkon në SHBA për t’u martuar me një nga gratë më obeze të botës

Një burrë anglez vendosi që të linte jetën e tij në Britaninë e Madhe për t’u martuar në SHBA me një nga gratë më obeze të botës.

Simon Johnson e kishte njohur “online” amerikanen Shannon Lowery, e cila në një periudhë të jetës së saj ishte aq e shëndoshë sa nuk lëvizte dot nga krevati.

“Shannon ka nevojë për ndihmë pothuajse në gjithçka që bën një person normal. Unë i shërbej me shumë kënaqësi. Nuk ka qenë e lehtë, por e mora parasysh që në fillim”, tregon Simon.

Kur vendosi që të kërkonte ndihmën e ekspertëve për rënien në peshë, Shannon peshonte rreth 335 kg, duke u bërë një nga gratë më të shëndosha në botë. Ajo thotë: “E urrej jetën time. Jam shumë e rëndë dhe mezi lëviz nga pesha. Kam shumë dhembje kur lëviz. Çohem vetëm kur më lan burri dhe kur shkoj në tualet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shannon ka nisur dietën dhe deri tani ka humbur 20 kg, por pranon se ka ende shumë rrugë për të bërë. Gjithashtu, ka nisur të shkojë 3 herë në javë në palestër.

Bashkëshorti i saj thotë: “Është në rrugën e duhur, po punon edhe në palestër përveçse po mban dietë”.