minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Burri rrëfeu se ishte transgjinor, çifti rimartohet si dy nuse

0
Burri rrëfeu se ishte transgjinor, çifti rimartohet si dy nuse

Një çift anglez do të martohet sërish me njëri-tjetrin, por kësaj radhe si dy nuse, pasi burri doli hapur si transgjinor.

Rayna Harvey quhej Jake Harvey kur u martua me të dashurën Jae në vitin 2018, 10 vite pasi ishin njohur në MySpace. Por, gjatë muajit të mjaltit, Rayna i tregoi nuses së tij se ndihej grua. 33-vjeçari i tha se kishte “ndrydhur” femrën që kishte brenda që kur ishte 11 vjeç.

Që nga ajo ditë, Rayna ka shpenzuar rreth 50 000 euro me operacione për t’u shndërruar në grua dhe sot ndihet vetvetja më në fund.

Jae tha: “Jam krenare për partneren time. Në shtator do të martohemi sërish, kësaj radhe do të jemi të dyja nuse. Do ta bëjmë prapë martesën sepse te e para nuk ishte Rayna, ishte Jake. Unë e shijova dasmën time si nuse, tani është radha e saj”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit