minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

CDC: Mësimi online dëmton shëndetin mendor të fëmijëve

0

Mësimi online paraqet më shumë rreziqe për shëndetin mendor dhe mirëqënien e fëmijëve dhe prindërve sesa të mësuarit normalisht, sipas një studimi të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollon dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC thotë se prindërit, fëmijët e të cilëve ndoqën shkollën online, ose bënë një kombinim mes të mësuarit në shkolla dhe të mësuarit online, kishin më shumë të ngjarë të raportonin rritje të rrezikut nga 11 në 17 në treguesit e mirëqënies së fëmijëve dhe prindërve.

Studiuesit panë përgjigjet e një sondazhi nga tetori dhe nëntori i vitit 2020, nga 1290 prindër me fëmijë të moshës 5-12 vjeç. Pothuajse 25% e prindërve raportuan përkeqësim të shëndetit mendor ose emocional te fëmijët e tyre.

Ata gjithashtu raportuan se fëmijët e tyre ishin më pak aktivë fizikisht dhe kalonin më pak kohë jashtë dhe kaluan më pak kohë me miqtë.

Advertisement

“Dallimi është si nata me ditën, veçanërisht për fëmijët e mi. E normalizuam këtë mënyrë të të mësuari, por s’ka asgjë normale në të”, shprehet Stephanie Kokinos, nënë e dy fëmijëve.

Kokinos ka dy vajza, 5 dhe 7 vjeç. Ajo është aktualisht e papunë dhe bashkëshorti i saj punon nga shtëpia.

“As nuk mund ta imagjinoj si do ishte nëse do punoja. Kjo ka qenë vërtet një punë me kohë të plotë, vetëm për t’u siguruar që nevojat e tyre të plotësohen nga pikëpamja akademike, por dhe nga ana emocionale.”, shton ajo.

Por efektet u ndjenë dhe nga prindërit të cilët kishin më shumë gjasa të raportonin humbjen e punës, shqetësime mbi stabilitetin e punës, sfidat e kujdesit për fëmijët etj dhe rreth 43% raportuan shqetësime emocionale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit