Çfarë duhet të hani për të forcuar flokët?

Shëndeti dhe bukuria e flokëve varet edhe nga dieta. Të dini se çfarë të hani për t’i bërë flokët tuaj që të rriten më shpejt është hapi i parë për të kompensuar ngadalësimin për shkak të çdo ndryshimi hormonal, stresit dhe agresioneve të jashtme (si ekspozimi i tepërt në diell) që mund të shkaktojnë dobësimin e flokëve dhe rënien e tyre.

Që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë dhe për pasojë më të gjatë, është e mundur  thjesht duke i kushtuar vëmendje asaj që vendosni në tryezë, sepse dieta e gabuar shpesh mund të jetë shkaku i rënies dhe brishtësisë së flokëve.

Disa ushqime përmbajnë substanca që ndihmojnë në fuqizimin dhe promovimin e shëndetit të tyre.

Prodhimi natyral i keratinës dhe kolagjenit, dy proteina nga të cilat përbëhen flokët, për shembull, mund të stimulohet duke ngrënë ushqime të pasura me vitaminë C , si kivi, agrume, marule dhe shumë të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Perimet janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i mineraleve. Midis tyre, spikat magnezi, i cili lehtëson qarkullimin e gjakut dhe kundërshton stresin, një nga faktorët që shpesh është përgjegjës për brishtësinë e flokëve dhe rënien. Ja çfarë duhet të hani për të forcuar flokët dhe për t’i pasur të shëndetshëm, të fortë dhe të bukur.