minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë është Sindroma e Stokholmit?

0

Sindroma e Stokholmit është një mekanizëm me anë të të cilit një i burgosur simpatizon robëruesin e tij. “Kur një peng mendon se do të vdesë, ai përjeton një lloj infantilizimi, si një fëmijë, ai nuk mund të hajë ose të shkojë në tualet pa leje,” shpjegoi psikiatri pionier në shkencën e traumës Frank Ochberg, konsulent i FBI-së, që ka përcaktuar fenomenin. “Në këtë fazë ekstreme, çdo lëshim nga ana e atyre që kërcënojnë ngjall një mirënjohje të madhe; deri në atë pikë sa në fund, duke i mohuar vetes të vërtetën, i burgosuri mendon se i detyrohet me vetë jetën një krimineli”.

Sindroma e ka marrër emrin e saj pas një rasti që ndodhi në Stokholm më 23 gusht 1973, kur Jan-Erik Olsson hyri i armatosur në bankë, duke marrë peng katër punonjës. Pas gjashtë ditësh, ndërsa krimineli u dorëzua, pengjet e përqafuan duke iu lutur policisë që të mos e dëmtonin.

Shprehja më pas u bë e famshme në vitin 1974, kur trashëgimtarja 19-vjeçare Patty Hearst u rrëmbye nga një grup luftarak majtist. Dy muaj pas rrëmbimit, Patty njoftoi në një kasetë audio se ajo ishte bashkuar me SLA dhe kishte marrë emrin “Tania”, emri i luftës i partneres së Che Guevara.

Më vonë, Patty Hearts kreu një grabitje të armatosur, e para në një seri krimesh të kryera për llogari të shoqatës që e kishte rrëmbyer. Kur ajo u arrestua nga FBI, megjithëse mbrojtja e saj e quajti sindromën e Stokholmit, që është një lloj “shpëlarje truri”, ajo u dënua me 35 vjet burg, më vonë u reduktua në shtatë. Ndërsa presidenti amerikan Bill Clinton e fali atë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit