minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë janë dhe si u bënë kaq të famshme “mëngjeset lundruese”?

0
Çfarë janë dhe si u bënë kaq të famshme “mëngjeset lundruese”?

“Mëngjeset lundruese” janë një nga trendet më popullorë në Instagram. Fotografitë e shportave me shumëllojshmëri ushqimesh, kafe, dhe të zbukuruara me fruta tropikale që shërbehën në pishina ose vaska, në vend të shtratit janë padyshim një shpenzim që po zë gjithnjë e më shumë vend në hotele luksoze.

Këto mëngjese janë veçanërisht të popullarizuara në Azi dhe Oqeanin Paqësor, veçanërisht në vila private në vende si Tajlanda, Fixhi dhe Maldivet.

Megjithatë, thuajse të gjithë bien dakord që tendenca filloi në Bali ndërsa pandemia e koronavirusit i ka bërë ato më të popullarizuara se kurrë pasi mysafirët e hotelit po shmangin bufetë dhe dhomat e mëdha të ngrënies.

“Edhe mëngjesi lundrues është kthyer në një zgjedhje popullore. Zakonisht vendoset në një pishinë private.”, tha Jann Hess, menaxher i një resorti në Bali për CNN Travel.

Advertisement

Megjithëse a janë bërë këto mëngjese vetëm për t’u hedhur në internet, apo njerëzit me të vërtetë kënaqen duke ngrënë në pishinë?

James Booth, një reporter me qendër në Sidnei thotë për CNN Travel se vakti “lundrues” funksionoi më mirë në koncept se në ekzekutim. Sipas tij, mëngjesi duket bukur në foto, por idealja mbetet të konsumohet si zakonisht.

Sidoqoftë të gjithë biem dakord që në epokën e internetit, fotografitë e bukura janë mjeti më i mirë I marketingut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit