minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë mund të bëni për të marrë vendimet më të mira?

0

Marrja e vendimeve, veçanërisht nëse ato janë të vështira, nuk është kurrë e lehtë. Pasiguria na paralizon dhe në këto raste zakonisht zgjedhim të mos veprojmë, duke pritur të ndodhë diçka, që do të na tregojë drejtimin.

Sipas shkencëtarëve, zgjedhjet ndikohen nga mënyra se si paraqiten dilemat; rasti klasik i gotës gjysmëplot, ose gjysmëbosh.

Një eksperiment i kryer disa vite më parë me rezonancë magnetike te njerëzit që duhet të zgjidhnin mes dy alternativave identike, të cilat u paraqitën ndryshe, vërtetoi se ata që e njohin këtë truk kanë një aktivitet të fortë në korteksin frontal (vendin e arsyetimit) që mbivendos aktivitetin e amigdalës, qendrës që drejton emocionet dhe i përgjigjet shpejt zgjedhjeve. Me pak fjalë, për të mos u mashtruar nga mënyra se si paraqiten gjërat, truri duhet të bëjë një përpjekje që konsumon energji.

Studiuesja angleze, Ruth Chang, profesore e filozofisë në Oksford, kundërshton teorinë klasike se si të sillesh kur përballesh me zgjedhje, atë që miraton se në rast vendimesh të vështira duhet të vazhdohet duke shqyrtuar të mirat dhe të këqijat. Pra duhet zgjedhur alternativa që ka më shumë pro dhe nëse të mirat e të dyja mundësive janë njësoj të forta, mbetet vetëm të hidhet shorti. Ndërsa nëse të mirat e dy zgjedhjeve janë të pakrahasueshme me njëra-tjetrën, atëherë duhet zgjedhur në mënyrë irracionale. Për shembull, alternativat si bashkimi me një grup ushtarak për të shpëtuar atdheun nga një pushtues, ose qëndrimi me një të afërm të sëmurë, nuk janë të krahasueshme.

Advertisement

Por sipas studiueses, ne mund të bëjmë diçka ndryshe: t’i krijojmë vetes arsye të reja për të preferuar një zgjedhje ndaj tjetrës me përpjekje dhe vullnet në vendimin. Angazhimet janë burim arsyesh, argumenton Chang. Ato nuk na detyrojnë në vendime dhe nuk i bëjnë zgjedhjet përfundimtare, por na bëjnë të mundur zgjedhjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit