minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë tregojnë këmbët për gjendjen tuaj shëndetësore dhe rrezikun e sëmundjeve

0

Këmbët tona punëtore ecin mesatarisht 110,000 milje gjatë gjithë jetës. Kjo tregon se ato meritojnë shumë kujdes dhe vëmendje, por po ashtu mund të shërbejnë si një dritare informacioni për të treguar gjendjen tonë shëndetësore.

Këtu Dina Gohil, mjekja podiatre dhe ambasadore e markës Nailner, tregon për problemet e zakonshme që hasim me këmbët tona dhe se çfarë mund të nënkuptojnë ato.

Kallot

Një nga problemet më të zakonshme të këmbëve, që prek burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë, është rritja e kallove, të njohura ndryshe si lëkura e fortë. Zakonisht shfaqet në gishtat e këmbëve, shputë dhe thembra të thata e të çara”, thotë Dina. Lëkura jonë vazhdimisht rinovohet, por ndonjëherë shkalla në të cilën ndodh kjo bëhet e pabalancuar falë forcave si presioni dhe fërkimi.

Advertisement

Dina shton: “Mosekuilibri i procesit shkakton një mosfunksionim që lejon që lëkura të ndryshojë formë dhe kjo është ajo që quhet kallo.”

Kallot mund të zhvillohen për shkak të këpucëve të papërshtatshme, gjenetikës, fërkimit të kockave, mungesës së hidratimit në trup, obezitetit dhe diabetit.

Sigurohuni të pini ujë mjaftueshëm, përdorni butësisht një limues këmbësh gjatë javës dhe përdorni një krem të mirë këmbësh me ure në të. Nëse kalloja juaj është shumë e trashë dhe këto trajtime në shtëpi nuk janë efektive, atëherë vizitoni një mjek”, këshillon mjekja.

Thembër e plasaritur

Advertisement

Të dhimbshme apo jo, thembra e plasaritur mund të jetë e shëmtuar, veçanërisht nëse planifikoni të vishni sandale.

Ato shfaqen si pasojë e humbjes së lagështirës në thembër dhe teksa ne ecim, presioni në jastëkun e këmbës bën që kalloja e krijuar të çahet. Disa nga shkaqet më të zakonshme janë obeziteti, plakja, shtatzënia, diabeti, hipotiroidizmi, infeksionet mykotike, mungesa e vitaminave dhe çekuilibri biomekanik”, thotë mjekja.

Marrja e një suplementi multivitamina mund të jetë zgjidhje për ta ndalur fenomenin e thembrës së çarë, pasi mungesa e vitaminës C, E dhe B e shkaktojnë atë.

Dina rekomandon që të qëndroni të hidratuar dhe të përdorni një limë për të hequr butësisht lëkurën e thatë.

Advertisement

Për thembrat e plasaritura kronike që dhembin kur prekin në tokë, sigurohuni që të vizitoni një mjek për të ndihmuar”, këshillon Dina.

Dhimbja e këmbëve

Dhimbja mund të jetë një shenjë se këmbët tuaja janë në këpucë të madhësisë së gabuar ose kanë nevojë për ndihmë. Dhimbja mund të jetë gjithashtu për shkak të lëndimit, një deformimi dhe kushteve metabolike ose të qarkullimit të dobët të gjakut“, shprehet mjekja.

Ajo shton se kur këmbët tuaja ndihen më pak se sa optimale, kjo mund të shkaktojë një ndryshim natyral në mënyrën se si ecni, gjë që mund të çojë në përdorimin e indeve të buta, ligamenteve, tendinave dhe muskujve më shumë se të tjerët dhe shkakton tendosje të kockave duke prekur kështu pjesën tjetër të trupit.

Advertisement

“Nëse vëreni se dhimbja vazhdon, ia vlen të vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm për t’u kontrolluar. Sigurohuni që të përfshini pushimin në ditën tuaj, duke veshur edhe këpucë që përshtaten lehtë”, këshillon ajo.

Bunione

Edhe të famshmit janë të prirur të kenë bunione, me Victoria Beckham që vuan shumë prej tyre. Pavarësisht statusit të tyre në listën A, bunionet mund të jenë shumë të dhimbshme.

Bunionet, të njohura edhe si Hallux abductus valgus, janë devijime mediale në hapësirën e kyçit të ngjitur në gishtin e madh që shkaktojnë shfaqjen e një gunge kockore”, thotë Dina.

Advertisement

Fatkeqësisht, ato janë shumë të zakonshme dhe, megjithëse shkaku i saktë nuk dihet, faktorët më të zakonshëm përfshijnë gjenetikën, këpucët e ngushta, aktivitetet me ndikim të lartë (vrapimi), artriti, trauma ose lëndimi dhe gjendjet neuromuskulare si paraliza cerebrale dhe skleroza e shumëfishtë.

Kirurgjia mund të rregullojë shtrirjen, por për metodat e mirëmbajtjes dhe reduktimit të dhimbjes duhet të vishni këpucë me hapësirë të mjaftueshme në pjesën e përparme dhe mbështetje të mirë në mes të këmbës, të bëni ushtrime për të mbajtur kockat fleksible (si drejtimi, përkulja dhe rrotullimi rregullisht gjatë ditës), dhe përdorni ndarës të gishtave.

Zverdhja e thonjve

Ndonëse çngjyrosja mund të jetë thjesht një rast i nevojës për të bërë një pushim nga manikyri, Dina thotë se thonjtë e trashë të çngjyrosur ka të ngjarë të nënkuptojnë një infeksion mykotik.

Advertisement

Çngjyrosja mund të shfaqet e bardhë, e verdhë, apo edhe kafe më e errët, në varësi të individit.

Kur fillon një infeksion mykotik, ju mund të filloni të vini re zbardhjen e një aspekti të vogël të thoit tuaj dhe të vini re se bëhet më i madh me kalimin e kohës. Për rastet kronike kjo tashmë mund të jetë përhapur në pjesën më të madhe të thonjve.

Teksa zverdhja përhapet, thoi mund të bëhet i brishtë dhe mund të vëreni se thyhet lehtë dhe mund të ketë aromë të keqe.

Me infeksion kronik thoi mund të bëhet i trashë. Thoi mund të fillojë të ndahet nga shtrati i thonjve, duke shkaktuar dhimbje dhe aroma mund të jetë më e theksuar”, shpjegon mjekja.

Advertisement

Në rast se thonjtë e verdhë vazhdojnë të përkeqësohen, sipas saj kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e diabetit, psoriasis, apo edhe çrregullimeve të tiroides, prandaj këshillon që të vizitoni mjekun e përgjithshëm.

Edhe një trajtim anti-mykotik pa recetë mund të ndihmojë me infeksionet.

Ndrydhjet e shpeshta

Ndrydhjet e shpeshta të kockave të këmbësmund të jenë një shenjë se ju mungon magnezi, kalciumi ose kaliumi.

Advertisement

Ato mund të shfaqen edhe për shkak të dehidrimit dhe punës së tepërt”, shpjegon mjekja.

Sipas saj, ju duhet të plotësoni marrjen e vitaminave duke ngrënë ushqime të pasura me magnez, si farat e kungujve, perimet me gjethe jeshile, bajame, quinoa dhe çokollatë të zezë.

Kalciumi mund të gjendet gjithashtu në ushqimet e qumështit dhe perimet jeshile me gjethe, ndërsa ushqimet e pasura me kalium përfshijnë bananet, patatet dhe lakrat e Brukselit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit