minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Cilat janë shkaqet e çrregullimit të sjelljes tek fëmijët? Psikologët japin këshilla për prindërit

0

Këtë të shtunë në “Diagnozë” me Freskida Milotin flasim për shenjat e para të çrregullimit të sjelljes me fëmijët.

Me të ftuarat në studio do të mësojmë më shumë rreth mënyrave sesi mund të ndërgjegjësohen prindërit për të qenë më vigjilentë ndaj sjelljeve të të vegjëlve të tyre.

Psikologia Rezarta Hasmegaj shpjegon në “Diagnozë” disa nga sjelljet e pazakonta të fëmijëve që mund të na ndihmojnë që diagnostikojmë në fazë të hershme.  

Një fëmijë me çrregullime në sjellje ne mund të vërejmë shembuj të sjelljes së përsëritur dhe të qëndrueshme të kundërshtimit, të inatit të bërtiturit ndoshta dhe të të qarit, të vështirësisë për të kontrolluar emocionet e veta, por mund të shikojmë edhe dëmtim te tjetri ose vetëdëmtim. Këto në fakt mund t’i shikojmë te shumë prej fëmijëve, por dallimi mes këtyre sjelljeve që mund t’i shikojmë në një pjesë të madhe të fëmijëve dhe te çrregullimi i sjelljes, pra dallimi me një fëmijë që shfaq çrregullime në sjellje, mund të themi që këto sjellje janë më rixhide janë më të qëndrueshme dhe më të shpeshta.

Advertisement

Rezarta Hasmegaj, psikologe.

Hasmegaj shton gjithashtu se edhe vështirësia për të kontrolluar apo menaxhuar sjelljen mund të jetë një indikator problemi.

Por cilat janë shkaqet e çrregullimit të sjelljes tek fëmijët? 

Psikologia Rezarta Hasmegaj shpjegon se një fëmijë që shfaq çrregullim në sjellje është më pak i prirur që të bashkëpunojë me mjedisin. Një mungesë e bashkëpunimit me mjedisin, shpjegon ajo,  sjell një aftësi më pak, ose një mundësi më pak për të mësuar nga mjedisi.

Advertisement

“Por ndikimi nuk është vetëm në nivelin individual është gjithashtu në nivel familjar që do të thotë marrëdhëniet me familjen ndikohen nga vështirësi ose çrregullime, ose shqetësime të caktuara që mund të ketë fëmija, në këtë rast një çrregullim në sjellje. Gjithashtu çfarë ka një ndikim të madh është dhe në nivel shoqëror. Sepse një fëmijë që shfaq çrregullim në sjellje e ka më të vështirë jo vetëm të pranohet nga grupi shoqëror por dhe të ndërtojë marrëdhëniet ose dhe t’i mbajë çfarë është shumë e rëndësishme t’i mbajë këto marrëdhënie sociale, pra çfarë mund të përkthehet në aftësi më të pakta ose më të reduktuara sociale.”

Në rastet kur e kemi këptuar se fëmija ka çrregullim të sjelljes, Hasmegaj shpjegon se pasi të mund të kemi kuptuar edhe shkaqet, mund të ndërtojmë një plan të mirëpërcaktuar se si do të duhet të ndërhyet në sjellje.

“…dhe pastaj do duhet edhe që ta implementojmë këtë program me ndihmën e prindit  dhe sigurisht edhe të të gjithë aktorëve kryesorë që ndërhyjnë në zhvillimin e fëmijës, siç mund të jenë edukatoret e mësuesit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit