minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Cilat këpucë lehtësojnë dhimbjet e gjurit,  nuk janë ato që mendoni

0

Kur na dhembin gjunjët, gjithçka që duam është që shqetësimi të largohet, në mënyrë që të mund të ecim pa u munduar në çdo hap.

Sipas një studimi, të publikuar në edicionin online të Annals of Internal Medicine, është zbuluar se ka një lloj këpucësh mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Studimi përfshiu 164 njerëz të moshës 50 vjeç e lart me dhimbje gjuri. Gjysmës së pjesëmarrësve iu dhanë këpucë të forta, mbështetëse me thembra të trasha. Gjysma tjetër veshi këpucë të sheshta me thembra të hollë dhe fleksibël – një zgjedhje që shumë e konsiderojnë më mirë sepse lejon lëvizjen natyrale të këmbës dhe shputës.

Të dy grupet e pjesëmarrësve mbajtën këpucët e tyre për gjashtë orë në ditë dhe morën pjesë në aktivitete të tilla si ecja dhe vrapimi. Pas gjashtë muajsh, 58% e njerëzve në grupin e parë me këpucë më të forta dhe më të trasha raportuan një reduktim të dhimbjes së gjurit gjatë ecjes, krahasuar me 40% të njerëzve që veshën këpucë të sheshta dhe fleksibël.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit