minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çizmet e zeza, disa modele ku duhet të investoni këtë sezon

0
Çizmet e zeza, disa modele ku duhet të investoni këtë sezon

Çizmet janë këpucët më të rëndësishme në garderobën tonë dimërore. Ato mund të jenë të rehatshme si një palë atlete apo elegante si takat. Thuhet se çizmet bëjnë veshjen, asnjëherë anasjelltas. Dhe nëse jeni duke pyetur veten se cilat prej tyre ia vlen të investoni këtë vit, përgjigja është e thjeshtë: gjithmonë mund të vini bast për një palë çizme të mrekullueshme të zeza.

Stili i duhur mund të shkojë në mënyrë perfekte me xhinse ose një fustan, nga një mëngjes në zyrë deri në një mbrëmje. Ju mund të vishni të njëjtat çizme çdo ditë pa e menduar fare dhe kjo është një arsye më shumë për të investuar në një palë vërtet të mira, sa elegante dhe mjaft komode për t’i bërë ballë përditshmërisë suaj.

Këshilla jonë është që të mos i kombinoni kurrë me çantën tuaj, në mënyrë që të bëhen një element që bie në sy, më vete dhe jo një aksesor që humbet në të gjithë veshjen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit