minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çmimet ”Bafta”, triumf për “Nomadland”, Hopkins shpallet aktori më i mirë

0

“Nomadland” ishte fituesi i madh në ceremoninë e çmimeve britanike, Bafta ditën e dielë. Drama që ka si protagoniste një të ve 63-vjeçare e cila në mesin e recesionit amerikan, e kthen furgonin e saj në një shtëpi të lëvizshme, u vlerësua si filmi më i mirë, ndërsa kinezja Chloe Zhao mori trofenë e regjisores më të mirë.

“Ne ia dedikojmë këtë çmim komunitetit të nomadëve, i cili na mirëpriti në jetët e tyre. Ndau me ne endrrat dhe betejat.”, u shpreh Zhao.

Çmimi “Outstanding British Film” shkoi për Pormising Young Woman, i frymëzuar nga lëvizja #metoo, kundër abuzimeve seksuale. Drama daneze “AnotherRound”, me regji Thomas Vinterberg u vlerësua si filmi më i mirë në gjuhën jo-angleze.

Ndërkaq, veterani i ekranit, Anthony Hopkins u shpall si aktori më i mirë protagonsit për portretizimin e një babai me demencë në ‘The Father’.

Advertisement

“Është diçka e mrekullueshme. Jam në një periudhë të jetës kur nuk e prisja dicka të tillë, arrita në një pikë kur mendoja a do të punoja më. Ky është mankthi më i madh i një aktori.”, u shpreh Hopkins.

Ceremonia Bafta e këtij viti u mbajt virtualisht përgjatë dy netëve, ku megjithatë nuk munguan performanca në skenë të artistëve si Liam Payente, Celeste, apo Corinne Bailey Rae.

Pjesë e rëndësishme ishin edhe homazhet ndaj princit Philip, i cili ishte president i eventit rreth 60 vite më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit