minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Concordski”, çfarë ndodhi me rivalin sovjetik të avionëve supersonik?

0
“Concordski”, çfarë ndodhi me rivalin sovjetik të avionëve supersonik?

Kur rivali sovjetik i avionit supersonik “Concorde” bëri paraqitjen e tij të parë në Panairin Ajror të Parisit në 1971, të gjithëve u bëri përshtypje. Presidenti francez i kohës, Georges Pompidou, e quajti atë “një aeroplan të bukur”. Vetë prodhuesit e “Concorde” pranuan se rivali i tyre ishte “më i qetë dhe më i pastër”.

Tupolev Tu-144 dukej shumë i ngjashëm me konkurrentin e tij anglo-francez (Concorde), çka në mënyrë të pashmangshme i dha pseudonimin “Concordski”. Rekordi i sovjetikëve në hapësirën ajrore atë vit po arrinte majat dhe ata dukeshin të fokusuar për të mposhtur Perëndimin në udhëtimet hapësinore.

U bënë të gjitha përpjekjet për të tejkaluar “Concorde”. “Zhvillimi filloi në mes të një rivaliteti midis dy sistemeve politike. Pritshmëritë ishin të mëdha. I gjithë Bashkimi Sovjetik ishte jashtëzakonisht krenar për Tu-144 dhe populli sovjetik nuk kishte dyshim se ishte më i mirë se Concorde”, shprehet Ilya Grinberg, një ekspert sovjetik i aviacionit.

Në fillim, ndonëse “Concorde” fitoi një vend në histori, Tu-144 e mundi atë në qiell dy herë. Megjithatë, përtej suksesit fillestar për fati të keq, “Concordski” së shpejti do të shndërrohej në një nga dështimet më të mëdha të aviacionit civil. Pasi vodhi shfaqjen si më i miri në ngjarjen më të madhe në industrinë e aviacionit në 1971, Tu-144 e bëri atë përsëri në 1973, por duke u kthyer në një tragjedi. Me një shfaqje shumë të guximshme dhe kthesa që rezultuan fatale, avioni shpërtheu në ajër dhe u përplas në fshatin Goussainville, duke vrarë 14 persona.

Advertisement
Lexo edhe:
Brenda avionit supersonik të presidencës amerikane

Tu-144 filloi të dilte nga industria ajrore kur ndodhi një përplasje tjetër fatale. Më 23 maj 1978, një avion mori flakë pranë Moskës dhe bëri një ulje emergjente, gjatë së cilës dy inxhinierë fluturimi u vranë. Gjatë viteve të ardhshme, fluturimet me këtë avion u ndaluan në heshtje dhe prodhimi i avionëve të rinj, po ashtu. Në total, vetëm 17 Tu-144 u prodhuan, shumica u hoqën, por disa janë ende të ekspozuara në muzetë e aviacionit në Rusi dhe Gjermani.

Advertisement

Lexo edhe:
“Fluturoni kudo në botë, për 4 orë dhe me 100$”

Lexo edhe:
Avioni supersonik i NASA-s po përfundon, do të fluturojë me 1728 km/h

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit