minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Depresioni pas lindjes prek edhe baballarët

0

Depresioni pas lindjes nuk prek vetëm nënat e reja, por edhe baballarët vuajnë prej tij në përqindje të njëjtë, që sipas disa studimeve është në masën deri në 10%. Thuhet se depresioni i paslindjes tek nënat e reja shkaktohet nga hormonet, por ekspertët konfirmojnë se kriza pas lindjes është për shkak të një kombinimi faktorësh rreziku, si vuajtjet në të kaluarën nga depresioni, pagjumësia e të porsalindurit dhe e prindërve, mungesa e mbështetjes sociale dhe problemet ekonomike që lidhen me ardhjen në jetë të një fëmije. Dhe kjo shpjegon pse edhe baballarët e rinj mund të vuajnë nga kjo.

Simptomat, si te baballarët dhe nënat, janë shumë të ngjashme me ato të depresionit, vetëm se ato shfaqen zakonisht gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës si; humor, pagjumësi, ndjenja faji ose pamjaftueshmërie, përqendrim i dobët, ndryshime në peshë ose oreks, lodhje dhe madje edhe mendime për vetëvrasje.

Depresioni pas lindjes nuk largohet vetvetiu siç erdhi, prandaj është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale. Për më tepër, rekomandojnë ekspertët, është thelbësore të mos izoloheni për t’u kujdesur për mirëqenien, por edhe për të ruajtur lidhjen me fëmijën, i cili mund të vuajë nga shqetësimet psikologjike të nënës ose babait.

Është e rëndësishme që baballarët të dinë se depresioni pas lindjes së një fëmije është “legjitim” edhe tek meshkujt. Dhe se sa për nënat e reja, është vetëm një periudhë që pasi të kalojë, do të mbetet një kujtim i keq.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit