minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dëshironi të punoni në Buckingham Palace? Mbretëresha punëson një shkrimtar për korrespondencën

0
Dëshironi të punoni në Buckingham Palace? Mbretëresha punëson një shkrimtar për korrespondencën

Nëse jeni në kërkim të punës, mund të flisni mirë anglisht dhe ju pëlqen një transferim në Mbretërinë e Bashkuar, apo keni ëndërruar gjithmonë të punoni për një nga institucionet më të mëdha dhe më të famshme në botë, është momenti i duhur, sepse familja mbretërore ju punëson!

Familja mbretërore britanike ka publikuar një postim të ri pune në LinkedIn, duke i ftuar njerëzit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit të shkrimtarëve zyrtarë të Mbretëreshës.

Kjo punë jo vetëm që do t’ju lejojë të punoni për vetë Madhërinë e Saj, por gjithashtu mund të punoni në zyrën më magjepsëse në botë: Pallatin Buckingham.

Nëse jeni kuriozë? Po ju sjellim gjithçka që duhet të dini për punën dhe si të aplikoni.

Advertisement

Të gjitha kërkesat për të punuar me Mbretëreshën Elizabeth:

Puna do të jetë e vendosur në Londër, më saktë në Buckingham Palace dhe do të përfshijë përgjigjen ndaj mijëra letrave që i dërgohen familjes mbretërore çdo vit nga fansat në mbarë botën.

Në fakt, familja mbretërore i përgjigjet çdo letre dhe pyetjeje që i dërgohet, duke dërguar falënderime dhe herë pas here edhe foto zyrtare. Që do të thotë se ka një ekip njerëzish të punësuar për të hartuar përgjigjet.

Prandaj, postimi i punës është për një asistent korrespondence.

Advertisement

LinkedIn thotë: “Ka të bëjë me shkrimin e letrave që marrësit nuk do t’i harrojnë kurrë. Ne do të punojmë në një ekip që ka një qëllim të vetëm dhe të përbashkët, me synimin për të përfshirë publikun dhe për të mbështetur rolin dhe figurën e Mbretëreshës”.

Puna është me kohë të plotë, për një total prej 37.5 orë në javë nga e hëna në të premte dhe është një kontratë me afat të caktuar që zgjat nga shkurti 2022 deri në shkurt 2024.

Paga është 23.500 paund në vit, rreth 28.000 euro.

Vendi i punës nuk kërkon ndonjë kualifikim të veçantë, por në njoftim specifikohet se kandidati duhet të ketë përvojë administrative dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim.

Advertisement

Nëse kjo punë është për ju dhe dëshironi të aplikoni, mund ta bëni direkt në faqen zyrtare të Pallatit Buckingham. Ka kohë deri më 5 dhjetor!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit