Dëshironi të punoni për Kate Middleton? Ja se si të aplikoni

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit bën një jetë shumë të ngarkuar, veçanërisht pasi Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore.

Mes angazhimeve të përditshme dhe ngjarjeve zyrtare, Kate ndiqet nga një ekip asistentësh që e ndihmojnë të organizojë disa aspekte të jetës së saj.

Megjithatë, duke pasur parasysh numrin gjithnjë në rritje të angazhimeve, Kate vendosi të punësojë një asistente të re personale.

Familja e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit ka postuar në LinkedIn një reklamë krejt të re për një “Asistent Personal të Ndihmës Sekretarit Privat” që punon për Kate Middleton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse jeni të interesuar dhe po pyesni se si të aplikoni për t’u bërë asistentja e re e Dukeshës së Kembrixhit, po ju sjellim të gjitha detajet e rëndësishme.

Kërkesat për t’u bërë asistentja personale e Kate Middleton

Familja Kembrixh ka publikuar një njoftim për asistenten personale të Kate Middleton për të mbështetur punën e saj zyrtare dhe bamirëse.

Kandidati apo kandidatja do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes administrative dhe operacionale për asistentin e sekretarit privat të Dukeshës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa nga detyrat që duhen kryer janë si më poshtë: menaxhimi i agjendës së Kate, monitorimi i emaileve dhe marrja e procesverbaleve në takime.

Siç mund të lexoni në njoftim, për të aplikuar ju duhet “përvojë e mëparshme administrative dhe sekretariale”, si dhe aftësi të shkëlqyera IT, komunikimi dhe organizative; si dhe një ‘njohuri e mirë për diversitetin e komuniteteve në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuelth dhe botë’.

Me qendër në Kensington Palace, puna ofron një pagë prej 27,500 paund në vit, ose rreth 31,000 euro.

Pozicioni është i hapur dhe kërkon 37.5 orë punë në javë. Nëse dëshironi të aplikoni, keni kohë deri të enjten, 12 maj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";