minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndihmoi në krijimin e fustaneve të nusërisë së Kate Middleton dhe Meghan Markle, sot lufton për të ushqyer familjen

0
Ndihmoi në krijimin e fustaneve të nusërisë së  Kate Middleton dhe Meghan Markle, sot lufton për të ushqyer familjen

Chloe Savage ndihmoi në krijimin e fustaneve ikonike të nusërisë së Kate Middleton dhe Meghan Markle, megjithatë për shkak të koronavirusit ajo sot lufton dëshpërimisht për të ushqyer fëmijët e saj dhe për të paguar faturat mujore.

“Unë krijova dhe punova të gjitha dantellat e fustanit dhe këpucëve të saj”, thotë Chloe për punën e saj me fustanin e Kate Middleton.

“Kate erdhi disa herë. Ajo ishte bukuroshe. Nusja e zakonshme e emocionuar,” shton Chloe.

Larg fustaneve të dasmës mbretërore, Chloe ka punuar gjerësisht për teatër, televizion dhe disa shtëpi t ë famshme mode duke përfshirë Balenciaga dhe Victoria Beckham. Puna e saj është shfaqur gjithashtu në filmat e Harry Potter.

Advertisement

Megjithatë gjithçka ndaloi kur Britania e Madhe hyri për herë të parë në bllokim në Mars. Ajo tregoi se kontratat filluan të ndërpriteshin gradualisht dhe gjithçka u mbyll si me magji.

“Tani jemi në pozicionin ku duhet të mos paguajmë faturat për herë të pare në jetë”, thotë e dëshpëruar Chloe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit