minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dieta e duhur ushqimore mund të “ngordhë” qelizat e kancerit

0

Kanceri është objektivi i disa prej trajtimeve më të avancuara në arsenalin e mjekësisë.

Terapia me protone bombardon tumoret me rryma grimcash të ngarkuara pozitivisht. Limfocitet infiltruese të tumorit (qelizat e bardha të gjakut) depërtojnë në tumore dhe shkatërrojnë qelizat kancerogjene.

Terapia me qeliza T CAR dërgon qeliza T të riprogramuara për të “gjuajtur” qeliza që nuk funksionojnë normalisht.

Megjithatë, mjekët shpesh neglizhojnë një mënyrë më të thjeshtë për të luftuar potencialisht kancerin, një mënyrë që mund të përdoret së bashku me terapi të tjera: ushqimin.

Advertisement

Ndërhyrjet dietike për kancerin ishin fokusi i një artikulli të botuar në revistën Trends in Molecular Medicine.

Autorët, Carlos Martínez-Garay dhe Nabil Djouder, shkencëtarë në Qendrën Kombëtare të Kërkimit të Kancerit të Spanjës, përshkruan se si “ushqimi i duhur” mund të maksimizojë efektivitetin e terapive të kancerit me komplikime të kufizuara.

Siç shkruan Martínez-Garay dhe Djouder, studiuesit kanë vënë re për disa kohë që qelizat e kancerit kërkojnë sasi të mëdha glukoze (sheqer) dhe aminoacide të caktuara për të nxitur rritjen e tyre të shfrenuar, duke rritur potencialin që dietat që kufizojnë këto komponime mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit.

Testet preliminare të kryera në kafshë tregojnë se rritja e tumorit mund të ngadalësohet përmes mjeteve dietike.

Advertisement

Një dietë e ekuilibruar me kalori të ulëta është zbuluar se ul nivelin e glukozës në gjak tek minjtë, gjë që nga ana tjetër ngadalëson rritjen e tumoreve dhe metastazave.

Një dietë me agjërim me ndërprerje realizon të njëjtën gjë. Një dietë ketogjenike e pasur me yndyrë dhe proteina, por me sasi shumë të ulët të karbohidrateve ul gjithashtu glukozën në gjak pengon zhvillimin e kancerit tek minjtë.

Kjo dietë ka edhe efektin e shtuar të rritjes së sasisë së ketoneve në trup. Këto janë kimikate që ruajnë energjinë që rrjedhin nga shpërbërja e yndyrës.

Qelizat e shëndetshme mund të përpunojnë në mënyrë efikase ketonet për të nxitur funksionimin e tyre, ndërsa qelizat e kancerit nuk munden.

Advertisement

Studime të tjera kanë zbuluar se lloje të ndryshme kanceri kanë kërkesa të ndryshme për aminoacide të caktuara, blloqet ndërtuese të proteinave. E njëjta gjë vlen edhe për lipidet (yndyrnat). Kështu, kufizimi i disa aminoacideve dhe lipideve në dietë mund të frenojë avancimin e kancerit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit