minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dita e bjeshkëve” në Kukës, promovohet natyra, por mungojnë investimet  

0

“Dita e Bjeshkëve” është një tjetër aktivitet i cili po kthehet në një traditë në Bushtricë të Kukësit, duke promovuar bukuritë natyrore të zonës, mikpritjen dhe kulinarinë.

Dhe me sa duket organizimi i festave të tilla, ka filluar të japë efekte vit pas viti, pasi gjithnjë e më shumë kjo zonë po vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

Por përveç asaj që ka falur natyra, investimet e tjera që do ta bënin më të qëndrueshëm turizmin dhe më lehtë të arritshëm këtë pikë malore turistike, mungojnë.

Edhe vetë kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pranon që duhen akoma më shumë investime, që zona të tregojë të gjitha vlerat e saj për këdo që e viziton.

Advertisement

Një nga projektet më ambiciozë për zonën është edhe ai i lidhjes se vargmalit Korab-Koretnik me bjeshkët e Kukësit dhe për të vijuar më tej në Dragash e deri në Prizren.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit