minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dita Jonë” kujton 47-vjetorin e vdekjes së Aristotle Onassis, biznesmenit që nuk njihte rival në dashuri

0

Aristotle Onassis ishte një nga personalitetet më karizmatikë dhe të diskutueshme të shekullit të kaluar. Onasis vlerësohet si një njeri me ambicie të mëdha për të arritur drejt suksesit. Bir i një familjeje të varfër, ai arriti të ndërtonte një perandori madhështore, të bazuar në aktivitete tregtare.

Në vitin 1957 themelon linjën ajrore “Olimpik Airlines” dhe arrin të bëhet një nga njerëzit më të pasur të botës. Jeta e tij ka qenë shumë e trazuar, si në biznes, ashtu edhe në çështjet personale. Në vitin 1951 filloi lidhjen 9-vjeçare me divën e muzikës Maria Kalas. Ata patën një fëmijë, i cili vdiq disa muaj pas lindjes.

Në vitin 1968, Onasis i çuditi të gjithë me lidhjen e tij më të re të dashurisë, kur u martua me të venë e presidentit amerikan Xhorxh Kenedi. Me Zhaklinën ai kaloi një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. Por Onasis pësoi edhe një goditje të rëndë, kur humbi djalin e tij të vetëm, Aleksandrin, pas një aksidenti ajror. Që nga ajo ditë, Aristoteli e humbi të gjithë entuziazmin dhe gëzimin e jetës.

Ai vdiq më 15 mars 1975 në Francë pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Trashëgimtarja e vetme e pasurisë është mbesa e tij Athinaja, e cila ka përfituar testamentin e gjyshit të saj, që kap shifrën e rreth tre miliardë dollarëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit