Garry Kasparov ka qenë kampion botëror i shahut, ndërsa sot është shkrimtar e aktivist politik. Ishte vetëm 22 vjeç, kur u bë kampioni botëror më i ri i padiskutueshëm i shahut.

Kasparov zyrtarizoi tërheqjen nga shahu profesionist më 2005, për t’iu përkushtuar politikës. Ai ishte anëtar i koalicionit “Rusia tjetër”, i cili u konceptua si një alternativë ndaj Rusisë së Bashkuar.

Hodhi kandidaturën për President të Rusisë në vitin 2008, por u tërhoq më pas.

Garry Kasparov është një nga kundërshtarët e bindur të Putinit dhe kërkesa për sanksione ndaj pushtetit të pakufizuar të Presidentit rus, ai i ka bërë publike që në vitin 2014: “Nuk më dëgjuat për vite me radhë për Putinin. Ndaj, mjaft më thatë që kam të drejtë dhe dëgjojini ato që ju kam thënë!” – është shprehur ai pas pushtimit rus mbi Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";